Bleu varëse argjendi 42 mijë lekë, qytetari: Më mashtruan, u nxi brenda 10 ditësh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2026, 12:01

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar publikisht një rast mashtrimi në blerjet online, duke paralajmëruar të tjerët që të tregojnë kujdes.

Qytetari shprehet se ka blerë një varëse përmes internetit në faqen “AKB Store”, por vetëm 10 ditë pas blerjes, varësja 42 mijë lekëshe e reklamuar si argjend ka ndryshuar ngjyrë dhe është zbardhur.

Ai u bën thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm ndaj blerjeve online pasi mashtrimet sa vijnë e shtohen dhe faqet online, që nuk ekzistojnë askund fizikisht dhe as në QKB, mashtrojnë klientët, nuk u përgjigjen ankesave të tyre dhe më pas u bëjnë bllok duke hequr nga vetja përgjegjësitë e tyre.

Denoncimi i qytetarit:

"Bleva kete varse ne internet te akb store e u zbardh brenda 10 ditesh shperndaje se mos te mashtrohen e te tjeret nga keto mashtrime. E kam ble para 10 ditesh Me kodin 585, 42 mije lek te vjetra"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit