Prej gjashtë ditësh familjarët e 78-vjeçares Pashkë Prenga po jetojnë në ankth, pasi e moshuara vijon të rezultojë e humbur dhe ende nuk ka asnjë shenjë apo informacion mbi fatin e saj.
Rasti është bërë publik fillimisht më 7 janar, ndërsa sipas të dhënave, gjyshe Pashka është zhdukur që prej datës 4 janar në qytetin e Lezhës. Familjarët bëjnë me dije se ajo është parë për herë të fundit pranë rrethrrotullimit “Mileniumi”, përballë Tabakinos, dhe që prej atij momenti nuk është parë më nga askush.
Pavarësisht kërkimeve dhe njoftimit të policisë, deri më tani nuk ka asnjë informacion konkret që të çojë në gjetjen e saj. Kalimi i ditëve pa asnjë shenjë ka rritur shqetësimin e familjarëve, të cilët apelojnë edhe një herë për ndihmën e qytetarëve.
Familja shpreson që dikush ta ketë parë, ta ketë takuar apo të ketë ndonjë informacion, sado të vogël, që mund të ndihmojë në gjetjen e 78-vjeçares. Çdo minutë është e rëndësishme, ndaj kërkohet ndihmë dhe vëmendje maksimale nga publiku.
Çdo person që ka informacion mbi vendndodhjen e Pashkë Prengës, lutet të kontaktojë në numrin e telefonit: +355 69 643 4715
Çdo informacion mund të jetë vendimtar. Ndihmoni duke e shpërndarë këtë apel.