Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e publikut lidhur me humbjen e një të moshuare në qytetin e Lezhës.
Sipas informacioneve të përcjella, bëhet fjalë për 78-vjeçaren Pashkë Prenga, banuese në Lezhë, e cila rezulton e humbur që prej datës 4 janar.
Familjarët bëjnë me dije se e moshuara është parë për herë të fundit pranë rrethrrotullimit “Mileniumi”, përballë Tabakinos, në Lezhë. Që prej asaj dite, nuk ka më asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.
Rasti është raportuar në polici, ndërsa familjarët apelojnë për ndihmën e qytetarëve, duke shpresuar që dikush mund ta ketë parë ose të ketë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e saj.
Çdo person që ka informacion mbi të moshuarën, lutet të kontaktojë në numrin e telefonit: +355 69 643 4715.
Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i vlefshëm.