Pak orë më parë, redaksia e JOQ Albania publikoi rastin e një mashtrimi të pretenduar në lidhje me konvertimin e patentës, ku një zonjë denoncoi se një zotëri i kishte marrë një shumë parash duke i premtuar kryerjen e shërbimit, por pa e realizuar atë.
Sipas denoncimit, zonja kishte mbetur pa përgjigje për një kohë të gjatë, duke dyshuar se ishte mashtruar.
Pas publikimit të rastit në JOQ Albania, çështja mori vëmendje të gjerë. Si pasojë e reagimit publik, zonjës i janë kthyer paratë e marra më herët.