Punonjësit e Portit të Durrësit denoncojnë: Punojmë pa siguri, rrezikojmë jetën çdo ditë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.12.2025, 16:15

Një grup punonjësish të Terminalit të Kontejnerëve në Portin e Durrësit i janë drejtuar redaksisë sonë me një denoncim, duke ngritur shqetësime serioze për kushtet e punës dhe mungesën e sigurisë. Sipas tyre, terminali funksionon pa ndërprerje 365 ditë në vit, përfshirë fundjavat dhe festat, por prej më shumë se një viti punonjësit nuk janë pajisur me uniforma dhe mjete mbrojtëse personale.

Ata theksojnë se çdo ditë punojnë me vinça dhe pajisje të rënda, ndërsa së fundmi ka ndodhur edhe një incident i rrezikshëm, ku një vinç është këputur, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Punonjësit shprehen se një ngjarje e tillë mund të kishte përfunduar tragjikisht pasi çdo ditë përballen me rreziqe të tilla.

Sipas denoncimit, punonjësit janë përjashtuar gjithashtu nga shpërblimi financiar i dhënë nga Porti i Durrësit në korrik 2025, ndërsa përpjekjet për zgjidhje përmes protestave dhe sindikatës kanë mbetur pa rezultat. Ata thonë se drejtuesit aktualë të portit nuk kanë pranuar t’i takojnë.

Punonjësit kërkojnë trajtim të barabartë, siguri në punë dhe ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se denoncimi bëhet publik për shkak se problematika vijon prej muajsh pa zgjidhje. Para pak ditësh, sindikata e punonjësve, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Autoritetit Portual Durrës, por sipas denoncimit, ende nuk ka asnjë reagim.

Punonjësit, disa prej të cilëve kanë mbi 13 vite përvojë pune në terminal, theksojnë se denoncimi bëhet në mënyrë anonime për shkak të frikës nga humbja e vendit të punës. Ata kërkojnë trajtim të barabartë, paga të drejta, dinjitet në punë dhe mbi të gjitha siguri për jetën, duke i bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të reagojnë dhe të japin një zgjidhje sa më parë.

Denoncimi i plotë:

DENONCIM PUBLIK – TRAJTIM I PABARABARTË DHE KUSHTE TË RREZIKSHME PUNE NË PORTIN E DURRËSIT nga punonjësit e Terminalit të Kontejnerëve – Porti i Durrësit

Ne, punonjësit e Terminalit të Kontejnerëve në Portin e Durrësit, ndjejmë detyrimin qytetar dhe profesional të bëjmë publike një situatë të padrejtë, diskriminuese dhe të rrezikshme, që po ndodh sot në një nga pikat më strategjike të ekonomisë së vendit. . PUNA QË NUK NDALON KURRË Terminali i Kontejnerëve është sektori që: • punon 365 ditë në vit, • pa ndërprerje, edhe në: • ditë festash zyrtare, • fundjava, • mot të keq, • kushte ekstreme.

Gjatë pandemisë COVID-19, kur pjesa më e madhe e administratës ishte në shtëpi apo me orare të reduktuara, ne kemi qenë çdo ditë në punë, sipas grafikut, për të garantuar furnizimin e vendit dhe funksionimin e portit. Nga ky terminal ushqehet i gjithë Porti i Durrësit dhe një pjesë e rëndësishme e ekonomisë kombëtare. . KUSHTE TË RREZIKSHME DHE MUNGESË SIGURIE Situata bëhet edhe më alarmante kur flasim për sigurinë në punë: • Prej një viti punonjësit: •nuk janë pajisur me uniforma pune, •nuk kanë mjete mbrojtëse personale, •mungon sigurimi teknik bazë. Ne punojmë çdo ditë me: • vinça, • pajisje të rënda, • ngarkesa të rrezikshme. Së fundmi ka ndodhur edhe një incident serioz, ku një vinç u këput, dhe fatmirësisht nuk pati viktima. Po të kishte qenë një punonjës poshtë, sot do të flisnim për humbje jete.

KËRKESA JONË PUBLIKE Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë vetëm: • trajtim të barabartë, • dinjitet në punë, • siguri për jetën, • dhe drejtësi në paga. Heshtja ndaj kësaj situate do të thotë normalizim i padrejtësisë. Po ashtu na kan perjashtuar edhe nga shperblimi qe porti mori ne muajn korrik 2025 duke na mashtruar qe nuk ju takon sepse keni qen ne privat dhe shum justifike te tjera... Ky denoncim bëhet publik në interes të sigurisë, drejtësisë dhe transparencës.

Kërkojmë që institucionet përgjegjëse të reagojnë. Punonjësit e Terminalit të Kontejnerëve Porti i Durrësit Nuk mund ta bej kete sepse rrezikohet vendi i punes . Jam punonjes i terminalit te kontinierve prej 13 vitesh Nuk kam arsye te genjej Ky problem ka disa muaj qe nuk po zgjidhet dhe prandaj duam qe ta bejme publik kete rast Dhe kur terminali i kontinierve beri nje protest ne muajn gusht askush nuk mori vesh gje sepse nuk mund te hyj asnje televizion aty brenda Protesta u la me aq sepse dretori i portit ne ate kohe Kreshnik Bajraktari na e premtoj qe do ta zgjidhte kete problem ne shtator sapo administrata te mbaronte pushimet Por asgje nuk eshte ber.

Dhe diten e djeshme sindikata jone me kryetar sindikate Zija Alhysa kan bere nje kerkes ne zyrat e apd durres por prap asnje zgjidhje sepse drejtori i ri i portit Liburn Aliu nuk po na jep anje mundesi takimi ndersa sindikata po e kerkon kete gje nga porti nuk besoj sepse perben ndonje shkelje ligji ky publikim Nese ky rast do te behet publik besoj se do te mari nje zgjidhje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit