Rrezik vdekje në Durrës/ Pajisja e vinçit bie mbi anije, dëme qindra mijëra euro

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.11.2025, 20:11

Një incident serioz është raportuar sot në Portin e Durrësit, ku spreader-i i një vinçi i llojit Italgru, sipas denoncuesit i blerë nga administrata e Pirro Vengut, është shkëputur gjatë procesit të përpunimit të konteinerëve dhe ka rënë mbi një anije.

Spreader-i është një pajisje e specializuar për ngritje, e cila kapet në një kontejner transporti për ta ngritur dhe lëvizur atë në mënyrë të sigurt.

Sipas denoncimit të ardhur, shkaku kryesor dyshohet të jetë mosmirëmbajtja e pajisjeve, pasi megjithëse janë hedhur tendera me vlerë 160 milionë lekë për pjesë elektrike, nuk është marrë asnjë masë për strukturën e spreader-it, e cila thuhet se kishte probleme të konstatuara më herët. Paratë e riparimeve, sipas denoncuesit, “kushedi ku kanë shkuar”.

Rënia nga lartësia e rreth 60 tonëve, 41 tonë peshë e konteinerit plus 10 tonë spreader-i, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. Kompania që operonte me anijen Caledonia, raportohet nga denoncuesi se ka pësuar:

  • Dëmtim të kapakeve të anijes me kosto rreth 200,000 €

  • Shkatërrim të spreader-it lloj “Ram”, me vlerë rreth 300,000 €, pajisje që sipas denoncuesit nuk riparohet dot dhe duhet zëvendësuar tërësisht

Pavarësisht rrezikut ekstrem, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Rënia e kësaj peshe të madhe, sipas burimit, “është mrekulli që nuk solli viktima”.

Denoncuesi ngre pyetjen: kush mban përgjegjësi për mbikëqyrjen e portit dhe zbatimin e procedurave të sigurisë?

Mesazhi i qytetarit: "Pershendetje JOQ.Sot në Portin e Durrësit është këputur spreaderi i vinçit Italgru që ka blerë Pirro Vengu, duke rënë në anije gjatë përpunimit të konteinerëve. Shkak është mosmirëmbajtja e vinçave, pasi tenderat janë hedhur për pjesë elektrike, 160 milionë lekë, dhe asnjë masë nuk është marrë për strukturën e spreaderit, e cila është konstatuar me probleme, por lekët e riparimit kushedi ku kanë shkuar. MSC, kompania që ka anijen Caledonia, ka dëmtuar kapaket (200.000 €) dhe spreaderin Ram me vlerë 300.000 €, pasi asnjë firmë nuk riparon një strukturë kaq solide dhe duhet blerë tjetër. Konteineri ka qenë plot 41 ton, dhe 10 ton pesha e spreaderit kanë rënë nga lartësia, duke sjellë dëmet materiale të sipërpërmendura. Kush merret me mbikëqyrjen e Portit dhe procedurave tani? Të të bien 60 ton nga lartësia dhe të shpëtojnë njerëzit është mrekulli. Elhamdulilah".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit