Ndihmat u mblodhën në kohë rekord, Ridvani futet në operim pas apelit në JOQ

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.12.2025, 15:45

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi historinë e Ridvan Kapllanajt, 46-vjeçarit nga Vlora, i cili prej 7 muajsh po lufton betejën më të vështirë të jetës: një tumor malinj që i përmbysi çdo ditë, por jo forcën dhe vullnetin për të jetuar.

Në maj, Ridvani iu nënshtrua një operacioni në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe më pas nisi kimio-terapitë me gjithë energjinë që i kishte mbetur. Por gjatë trajtimit, në nofull iu shfaq një masë që rritej çdo ditë, duke e bërë situatën edhe më të rëndë.

Për shkak të kushteve dhe pamundësisë që Onkologjiku ta merrte përsipër në atë fazë të kimioterapisë, familjarët e çuan Ridvanin në një spital privat në Stamboll. Por kostot e larta i detyruan të kërkonin ndihmën e shqiptarëve përmes redaksisë sonë dhe shqiptarët, si gjithmonë, treguan zemërgjerësinë dhe forcën e solidaritetit.

Falë publikimit dhe shpërndarjes së rastit, zëri i familjes Kapllanaj u dëgjua nga mijëra shqiptarë në çdo cep të botës dhe sot në kohë rekord, falë kontributit, bujarisë dhe dhembshurisë së shqiptarëve, Ridvani është futur në operacion me shpresën e madhe që gjithçka do të shkojë

mirë.

Vëllai i tij, Aleksandri, shpreh mirënjohjen e pafundme ndaj të gjithëve që ndihmuan në këtë moment vendimtar.

Mesazhi i vëllait:

Pershendetje JOQ para tre ditesh kerkova ndihm për operimin e Vëllait qe kam ktu ne turqi! Fal bujaris së gjith Shqiptarve im vëlla ështe fut sot ne operacjon... Po jo dergoj nje video flendermi per ju dhe te gjith atyre qe ndihmuan te shpetoj vellan

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit