KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË RIDVANIN TË KONTRIBUOJË NË LINUK E GOFUNDME, IBAN AL2720526087026835CLIDCLALLO OSE NË NUMRIN E TELEFONIT+355685431122
Ridvan Kapllanaj, 46 vjeç, nga Kanina e Vlorës, po përballet prej 7 muajsh me sfidën më të madhe të jetës: një tumor malinj, i cili i ka përmbysur çdo ditë dhe çdo shpresë.
Në maj, Ridvani u operua në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Më pas nisi kimio-terapitë me gjithë forcën që i kishte mbetur. Por gjatë trajtimit, në nofull iu shfaq një masë që rritej dita-ditës. Onkologjia në Tiranë na tha se nuk mund ta prekni, për shkak të efektit të kimio-terapive. Familjarët pritën, por tumori nuk priti. Ai vazhdoi të rritej, deri sa para dy javësh mjekët dhanë lajmin më të rëndë: “Nuk kemi çfarë të bëjmë më.”
Të pamundur të pranonin këtë përgjigje, familjarët e çuan Ridvanin në një spital privat në Stamboll. Pas ekzaminimeve të detajuara, mjekët dolën në përfundimin se duhet operuar urgjentisht. Masa tumorale ka dëmtuar kockën e nofullës dhe është vetëm 3 milimetra larg fytit, tre milimetra që mund të jenë fatale në çdo moment.
Sot, Ridvan Kapllanaj ka nevojë për ne. Për secilin prej nesh. Për çdo dorë që hapet për të dhënë, për çdo zemër që preket, për çdo shpirt që e kupton dhimbjen e një familjeje që po lufton për të mos humbur njeriun e saj.
Operacioni dhe trajtimi janë të kushtueshme dhe përtej mundësive të familjes. Ndaj kush ka mundësi, çdo kontribut, qoftë edhe simbolik, është një hap drejt shpëtimit të Ridvanit.