Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një punonjësi të Policisë Kufitare dhe të Migracionit në Kukës pasi ai dhe kolegët e tij prej më shumë se dy muajsh nuk kanë marrë pagesën e ushqimit, ndryshe nga strukturat e tjera të policisë në vend.
Sipas denoncimit, financa e drejtorisë lokale e ka justifikuar vonesën me mungesë fondesh, por efektivët dyshojnë se pas kësaj arsyeje fshihen keqpërdorime të fondeve për qëllime personale.
Punonjësit e policisë në Kukës pretendojnë se situata nuk është e rastësishme, por lidhet me mënyrën si po menaxhohen fondet nga drejtuesit e institucionit. Ata shprehen se auditimet e brendshme kanë konstatuar mungesa të shumta financiare dhe se paratë e destinuara për ushqim janë përdorur për qëllime të tjera.
Në një denoncim të dytë, një efektiv i kësaj drejtorie përmend emrin e ish-drejtorit të DVKM Kukës, Islor Islami, dhe aktualit Ilir Doçi, duke i akuzuar për përfshirje në keqpërdorimin e fondeve.
Sipas burimeve, drejtuesit e kanë mbuluar njëri-tjetrin, duke tentuar të justifikojnë shpenzimet e pajustifikuara përmes dokumenteve të brendshme financiare.
Gjithashtu, efektivët flasin për abuzime të vazhdueshme me naftën, pjesët e automjeteve dhe shërbimet teknike të mjeteve të policisë, duke theksuar se shumë prej tyre janë në gjendje të rrezikshme për t’u përdorur në terren. Ata pretendojnë se sasia e karburantit që u takon automjeteve zyrtare shpesh shitet në mënyrë të paligjshme te subjekte private.
Sipas denoncimit, një pjesë e drejtuesve të mëparshëm janë përpjekur të fshehin mungesat financiare duke kërkuar nga efektivët kthime të paligjshme të shumave mujore të marra për ushqim apo për rroba shërbimi, nën justifikimin e “tatimeve të papaguara”.
Ndërkohë, burime nga brenda strukturave të policisë pohojnë se vonesa të ngjashme në pagesa dhe mungesë fondesh janë vërejtur edhe në disa drejtori të tjera të vendit.
Ky denoncim e përforcon edhe më tepër faktin se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, merret vetëm me emërime, rotacione dhe favorizime mes drejtuesve, pasi pak ditë më parë largoi Islor Islamin nga Kukësi dhe e transferoi në Korçë, pse jo për të fshehur edhe abuzimet e kryera prej tij.
Punonjësit kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve të kontrollit dhe të drejtësisë, me qëllim që të verifikohen të gjitha shkeljet e pretenduara dhe të merren masa ndaj përgjegjësve.
Denoncimi:
“Pershendetje JOQ ,asht mase e vertet! ish Drejtori Islor Islami me super hajdutin e DVKM Kukes Ilir Doçi i kan vjedh leket e ushqimeve dhe shum e shum lek te tjera. Auditi e ka nxer miljona lek humbje Ilir Doçin dhe drejtori qe theu qafen e iku Islor Islami ia mbuloi vjedhjen duke ngrene leket e dy muaj ushqime qe te mbuloj horlliqe tyre! Islori ka mbuluar edhe shum e shum vjedhje tjera Ilir Docit,nder te cilat ka kerkuar qe Oficeret te kthejne ne shuma mujore nga 110 mij lek ge vjetra leket e rrobave te marra ne 2022 dhe nga 13 mij lek te vjetra deri ne 22 mij lek te vjetra per cdo punonjes policies kufitare gjasme per tatimin e lekeve te ushqimeve te muajve Nentor dhe Dhjetor 2023! Super vjedhje me super hajdute! Ky Ilir Doci superhajduti nuk e ka per spari se ban kshu vjedhjesh! Cdo drejtor e ka mbuluar se vjedhin bashk! Duke nisur prej te Karburanti makinave ,baterit,antifriza,vaji e te sherbimet e makinave qe ke frik me dal ne sherbim me to,kane siguri 0,pa kontrolle tektike e me let
Ilir Doci e Islori i kan kopsitur gjasme jane super gjendje ama hajde shikoni vet! Nafta shkarkohet cdo muaj e Ilir Hajduti e shesin ! Verifikoni JOQ e po te doni u jap intervist Live!