Një punonjës i Policisë Kufitare dhe të Migracionit në Kukës ka denoncuar në redaksinë tonë se prej dy muajsh ai dhe kolegët e tij nuk kanë marrë pagesën e ushqimit, ndryshe nga drejtoritë e tjera në vend.
Ata thonë se financa e drejtorisë lokale këtë vonesë e lidh me mungesën e fondeve të mjaftueshme, por sipas tyre, kjo është një padrejtësi dhe paratë po keqpërdoren për qëllime vetjake e personale
Duke kërkuar që identiteti i tyre të mbetet anonim, pasi kanë frikë nga masa ndëshkuese apo transferime, efektivët e DVKM Kukës theksojnë se situata po ndikon në kushtet e tyre ekonomike dhe kërkojnë që pagesat të kryhen sa më shpejt.
Ndërkohë burime brenda strukturave të policisë bëjnë me dije se probleme të ngjashme me vonesa në pagesa dhe mungesë fondesh janë vërejtur edhe në disa drejtori të tjera në vend. Megjithatë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda duket se është më i përqendruar në qokat dhe ndërrimet e pozicioneve për drejtorët, sesa në zgjidhjen e problemeve reale me të cilat përballen efektivët çdo ditë.
Denoncimi:
“Pershendetje JOQ! Jemi punojes te polices ne Drejtorin Kufirit dhe migracionit ne Kukes, kemi 2 muaj qe nuk i kemi mare leket e ushqimeve, ndersa te gjith drejtorit e tjera i kan marre, vetrm drejtorija jone nuk na i ka njxerr akoma me prentendimin e finances qe nuk kemi fonde te mjaftushem, po na viedhin, Ju lutem Anonim se na transferuan, sepse kemi dhe frike te ankohemi.