“Ai gjyqtar që dënon nipin tim do përballet me plumba”, shoqërohet në polici Gjovalin Shkambi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.10.2025, 12:32

Më poshtë është momenti kur Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, shoqërohet nga forcat e policisë për në ambientet e Komisariatit të Shkodrës, pas një deklarate kërcënuese drejtuar sistemit të drejtësisë.

Në një prononcim publik të bërë më herët, Shkambi deklaroi se "gjyqtari që do të dënojë nipin e tij do të ketë të njëjtin fat si Astrit Kalaja", referuar ngjarjes së rëndë që tronditi vendin një ditë më parë.

Kjo deklaratë është konsideruar si kërcënim i hapur ndaj një funksionari publik, për të cilën policia ka reaguar menjëherë duke e shoqëruar Shkambin për sqarime në komisariat.

Ngjarja vjen në vijim të atentatit të rëndë ku gjyqtari i Shkodrës, Astrit Kalaja, u vra me armë zjarri në mes të qytetit, në një sulm të mirëorganizuar që ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e trupës gjyqësore dhe funksionarëve të shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit