VIDEO/ Kërcënon xhaxhai i Elvis Shkambit: Ai që do të dënojë nipin do të përballet me plumba

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.10.2025, 11:37

Gjovalin Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka bërë një deklaratë të rëndë e kërcënuese ndaj sistemit të drejtësisë. Ai është shprehur se cilido gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, do të përballet me të njëjtin fat si gjyqtari Kalaja.

Sipas tij, familja e tij është tradhtuar nga shteti dhe ka 13 vite që përpiqet të fitojë të drejtën mbi një pronë, të cilën pretendon se e ka blerë me dokumente të rregullta.

Ai thekson se kanë njoftuar institucionet më të larta të shtetit përmes shkresave, përfshirë edhe kryeministrin, por nuk kanë marrë përgjigje. Thotë se janë futur në borxhe për të ndjekur proceset gjyqësore dhe se ndihen të braktisur.

Gjovalin Shkambi: Ai që do të dënoj nipin tim, do të përballet me plumba, kemi 13 vite që i shkruajmë kryeministrit dhe tërë qeverisë, e kemi ble pronën. Ai gjyqtar që do e dënoj ka të njëjtin shpërblim, provat i dhamë se pronën e kemi blerë. Familjes së të ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë, por kemi 13 vite që e informojmë shtetin, se e kemi blerë pronën me ligj dhe me rregulla, ska lojë me ne ma. Të njëjtën gjë e pret atë gjyqtar, që do e dënojë atë djalë, kemi 13 vite që i shkruajmë Edi Ramës, se jemi deri në fut me borxhe. Nuk kemi qenë në dijeni të krimit që do të kryente nipi. Më ka pre në besë shteti, se ne ja kemi blerë shtetit atë pronë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit