Pas terrorit të Ruzhdies, qiraxhija kërkon një banesë të re

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.09.2025, 13:37

Një histori e pazakontë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ditën e djeshme, ku një qytetare nga zona e Vorës ka ndarë përvojën e saj të vështirë me pronaren e banesës ku jeton me qira.

Në mesazhin e gjatë që ka dërguar, ajo tregon se pronarja, e identifikuar si Rrushdije Valisi, jo vetëm që kërkon shpesh të hyjë në shtëpi pa paralajmërim, por madje ka hyrë edhe nga dritarja në momente kur apartamenti ka qenë bosh. Një sjellje e tillë, sipas saj, e ka kthyer jetesën e përditshme në një makth të vërtetë.

Pas publikimit të denoncimit të parë, qytetarja ka ndarë sot një tjetër video, ku shprehet se është në kërkim të një shtëpie të re. Ajo shpreson të gjejë një banesë në zonën e Astirit, Kasharit, pranë QTU-së ose në Yzberisht, pasi situata e krijuar me pronaren e ka bërë të pamundur qëndrimin e mëtejshëm në banesën aktuale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit