Qiramarrësja denoncon pronaren: Më futet në shtëpi nga dritarja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.09.2025, 17:18

Një qytetare që jeton me qira në zonën e Vorës ka denoncuar në redaksinë e JOQ një situatë të paprecedentë që po i ndodh asaj me pronaren e shtëpisë ku po qëndron.

Në një mesazh të gjatë, qytetarja përshkruan se pronarja e shtëpisë Rrushdije Valisi kërkon herë pas here të futet në shtëpinë e dhënë me qira, madje futet nga dritarja edhe në momentin kur në shtëpi nuk ka njëri.

Për denoncuesen kjo është një gjë e pakonceptueshme, pasi cënon privatësinë e saj. Ajo shton se shumë gjëra i kanë humbur në shtëpi, dhe ngre dyshime se ato mund të jenë vjedhur nga pronarja që futet nga dritarja.

Jeta e denoncueses është kthyer në “makth” nga këto veprime, dhe për këtë arsye kërkon që ta lerë shtëpinë ku po qëndron, për të gjetur një banesë të re me qira.

Më poshtë denoncimi i plotë:

"JOQ përshëndetje! Unë dua të bëj publike se si këto pronarët e shtëpisë e kanë bërë baltë. Paguajmë qira dhe s’duan as të ulemi në divanë asgjë. Dje në orën 11:00 të drekës më mori pronari i shtëpisë në telefon, dhe i them hajde mbas orës 17:00 kur të jetë burri. Më tha ok!

Gruaja e tij Rrushdije Valisi më ka ardhur dhe është futur nga dritarja e dhomës pa më lajmëruar. Unë isha në shtëpi kisha punët e mia dhe kjo vjen e më thotë: “Pse nuk hap derën?” Çdo herë që vjen do futet të kontrollojnë shtëpinë.

Zonja është futur dhe herë të tjera ku më ka vjedhur rroba dhe gjëra të tjera. Unë e kam denoncuar në polici dje dhe uroj të marrin masa. Rrushdije Valisi mua dje më ka ofenduar “Lav*re”. Me qenë se unë nuk e pranoj të futet në shtëpi, kam paguar drita, ujë, qira dhe s’dua të më kontrollohet shtëpia përderisa unë dhe bashkëshorti im jetojmë aty.

Rrushdija më ka goditur me grusht në kraharor dhe pastak kur është lajmëruar policia, kjo zonjë ka ikur nga banesa. Unë dua të publikoj këtë video, ku ajo është futur në dhomë të gjumit, dhe mirë që e paguaj por vjen dhe thotë dua të marr dhe divanin dhe mos flini në divan se prishet këndi. Përse e paguaj unë këtë shtëpi?

Dhe ju lutem doja të bëja thirrje kush më ndihmon të gjej një shtëpi në Tiranë. Jo shumë të shtrenjtë të shpëtojmë nga kjo palo grua sepse e ka bërë rrugë. E kam lutur për kontratë po s’ka pranuar se nuk do të paguajë taksë për shtëpinë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit