Muharrem Tartari, punonjës i bashkisë Ersekë që ‘Çuçka’ i falsifikonte firmën në tendera

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.09.2025, 15:51

Personi në foto është Muharrem Tartari, punonjës i bashkisë Ersekë, të cilit në dy raste i është falsifikuar firma për të treguar prezencën në mbledhjet e komisionit të vlerësimit të ofertave (KVO), që sipas hetimeve të SPAK rezultojnë thjesht formalitete për shpërndarjen e parave publike tek kompanitë private të preferuara nga kryebashkiaku Erion Isai.

SPAK ka nisur procedimin penal edhe ndaj 7 personave të tjerë, përfshirë administratorët e kompanive të përfshira në tenderat e dyshuar të paracaktuar për ndërtimin e rrugëve, ku komunikimet e sekuestruara nxjerrin në pah manipulime dhe falsifikime dokumentesh me orientimin direkt të Isait dhe administratorës Entela Çano, duke evidentuar një skemë të gjerë abuzimi me fondet publike dhe keqpërdorim pushteti në Bashkinë Kolonjë.

Ndërkohë, në bisedat e zbardhura rezulton se kryetari socialist i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ka diktuar vlerat dhe afatet e tenderëve për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë dhe ujësjellësin e Ersekës, duke eliminuar çdo konkurrencë të ndershme dhe duke përdorur influencën për përfitime personale dhe të kompanive të lidhura.

Ai ka bashkëpunuar ngushtë me administratoren e kompanisë fituese “A&E Engineering”, Entela Çano, duke i dhënë udhëzime të qarta për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumenteve, përfshirë manipulimin e preventivave dhe vendosjen e kufijve financiarë jashtë kritereve ligjore. SPAK tashmë ka marrë të pandehur Isain, Çanon dhe gjashtë zyrtarë të tjerë, ndërsa hetimet përfshijnë tre tenderë strategjikë me vlerë mbi 70 milionë euro.

Bisedat e zbardhura nga telefonat e sekuestruar kanë hedhur dritë mbi abuzimet me tre tendera:

Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-69427-08-21-2020

Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-75548-10-14-2020

Ndërtimi i ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave, faza e dytë nga burimet e Kozelit – REF-68285-08-11-2020

Muharrem Tartari

Muharrem Tartari

Entela Çano

Entela Çano

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit