Mesazhet mes Çuçkës së Kolonjës dhe fitueses së tenderave abuzivë: Ylli, vlera 330 milionë, vulosi zjarr!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.09.2025, 14:14

Kryetari socialist i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për abuzimet me tenderat në institucionin që ai drejton. Bisedat e zbardhura mes Isait dhe Entela Çanos, administratores së kompanisë "A&E ENGINEERING", kanë hedhur dritë mbi manipulime me tendera dhe përfitime personale. Në këto biseda, Isai dhe Çano diskutojnë detaje të tenderëve të ndryshëm për ndërtimin e infrastrukturës në Kolonjë, duke përfshirë rrugën Korçë-Ersekë dhe ujësjellësin e Ersekës.

Më 1 korrik 2020, Isai i dërgon Çanos përllogaritje konkrete për pjesët teknike të projektit, duke e orientuar saktësisht për vlerat që duhen futur: 127 milionë lekë për rrjetin e jashtëm dhe 8.9 milionë për pjesën tjetër. Ai kërkon që lista me fshatrat dhe preventivat të dorëzohen urgjentisht, ndërsa e udhëzon Çanon për një vlerë maksimale prej 330 milionë lekësh me TVSH. Çano i përgjigjet se “po sforcohet shumë për të kapur vlerën”, ndërsa Isai i kthen: “Ishte teeeeper e lartë. As bëhej fjalë.”

Në vazhdim të bisedës, bashkëpunimi mes të dyve kalon edhe në nivel personal, me tone të qarta afërsie dhe kompromisi. Isai i kërkon që dokumentet të përgatiten “zjarrr” dhe të printohen, ndërsa Çano premton dorëzim në kohë. Në një moment, ajo përdor një shprehje që SPAK e konsideron sinjalizim të qartë për përfitim të koduar: “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku: shprehje gjermane.”

Nga biseda rezulton qartë se preventivat nuk ishin të hartuara sipas kritereve ligjore apo teknike, por sipas udhëzimeve direkte të kreut të bashkisë, i cili i përcaktonte kufijtë financiarë, urgjencën dhe afatet, duke nxjerrë kështu nga loja çdo transparencë apo garë të ndershme. Përgjimet e datës 3 korrik 2020 e thellojnë edhe më tej rolin aktiv të Isait në proces. Ai i telefonon Çanos disa herë dhe i shkruan me insistim për dorëzimin e materialeve.

Në një nga mesazhet, ai i kërkon të “vulosë këtu te ue” dhe të dorëzojë dokumentet herët në mëngjes. Çano përgjigjet se “po sforcohet për të kapur vlerën” dhe kërkon konfirmim për shumën që duhet të deklarojë. Kjo sjellje provon që tenderët ishin të manipuluar që në fazën e përgatitjes, me bashkëpunimin e drejtpërdrejtë të firmës fituese dhe kryetarit të bashkisë.

SPAK tashmë ka marrë të pandehur Isain, Çanon dhe gjashtë zyrtarë të tjerë, ndërsa hetimet përfshijnë tre tenderë strategjikë me vlerë mbi 70 milionë euro.

Bisedat e zbardhura nga telefonat e sekuestruar kanë hedhur dritë mbi abuzimet me tre tendera:

Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-69427-08-21-2020

Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë) – REF-75548-10-14-2020

Ndërtimi i ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave, faza e dytë nga burimet e Kozelit – REF-68285-08-11-2020

Përmbajtja e bisedave të datës 01.07.2020:

10:05 – Erion Isai i shkruan Entela Çanos: “Mirëmëngjes. Shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuaj Entelës. Vetëm rrjeti i jashtëm deri depo fi 250 në 20 bar është 18 755 ml x 6793 lekë = 127 402 715 pa tush, kurse pesari fi 200 me gjatësi 1 880 x 4747 lekë = 8 924 360 lekë.”

10:06 – Entela Çano: “Mirëmëngjes… ok… më dërgo. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne… reduktim parametrash.”

10:08 – Erion Isai: “Sa më shpejt pls.”

10:09 – Entela Çano: “Ok… pa merak.”

14:57 – Erion Isai: “Më duhet deri të premten. Më duhet lista me emrat e fshatrave dhe vlerat për çdo fshat, vëlla. Një zjarr të lutem.”

15:00 – Entela Çano: “Pa merak. Do bëj të pamundurën që të premten t’i dorëzojmë.”

15:01 – Erion Isai: “Je yll s’o dooa.”

21:22 – Erion Isai: “Kemi gati ndonjë preventiv të ndonjë fshati?

21:24 – Entela Çano: “Nesër paradite mendoj se mund të kemi diçka. Po sforcohemi shumë për të arritur vlerën… 230 me TVSH. Jam e saktë? Ma konfirmo të lutem.”

21:24 – Erion Isai: “330 është max.”

21:25 – Entela Çano: “Shyqyr.”

21:28 – Erion Isai: “Pls zjarrrrr. Se nesër duhet me i printu. Vulos këtu te ue. Të premten në mëngjes herët duhen dorëzu.”

21:29 – Entela Çano: “Do bëj më të mirën e mundshme… por jam sforcuar shumë për të kapur vlerën.”

21:29 – Erion Isai: “Ishte teeeeper e lartë. As bëhej fjalë.”

21:30 – Entela Çano: “Me 5 aspra tha do verë të mirë miku: shprehje gjermane.”

Bisedat e datës 03.07.2020:

12:39 – 12:42 – Entela Çano ka katër thirrje të humbura nga Erion Isai.

12:46 – Erion Isai: “Shoqeeee.”

12:46 – Bëhet një bisedë telefonike mes Çanos dhe Isait.

12:46 – Çano: “Isha në telef, të më falësh.”

12:47 – 12:57 – Kryhen disa biseda telefonike midis dy personave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit