U dhunua barbarisht nga 12 persona, vlonjati lihet në burg për vetëmbrojtje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.09.2025, 09:40

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi pamjet tronditëse të një sherri të dhunshëm në qytetin e Vlorës, ku një grup prej rreth 12 personash sulmuan me shufra hekuri dhe mjete të forta një të ri në mes të rrugës. Sipas pamjeve dhe dëshmive, viktima u përpoq të vetëmbrohej për të shmangur pasojat e rënda fizike, por përpjekja e tij për të ndalur sulmin nuk është marrë në konsideratë nga autoritetet.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se i riu në fjalë, i identifikuar si Leon Bezhani, i njohur si ustai i biçikletave në zonë, është lënë ditën e djeshme në masën e sigurisë "arrest me burg" nën akuzën e mbajtjes së armëve të ftohta (mjet prerës).

Ndërkohë, nga 12 agresorët e identifikuar në pamjet filmike, asnjë nuk është arrestuar. Burimet pohojnë se dy nga iniciatorët kryesorë të sulmit, Bezhan Dervishaj dhe Laim Lelaj, janë thjesht marrë në pyetje dhe janë liruar menjëherë, pa u paraqitur përballë trupit gjykues.

Një qytetar, që ka reaguar për këtë ngjarje, shprehet i indinjuar për situatën dhe vendimet e drejtësisë. Ai thotë se nuk ka lidhje familjare me viktimën, por thekson se kjo është një padrejtësi e hapur që nuk mund të anashkalohet.

Ngjarja vazhdon të ngrejë pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe standardet me të cilat trajtohen viktimat dhe agresorët në raste të tilla.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Personi para disa ditesh ne vlore qe u dhunua nga 12 persona u la ne masen arrest me burg sot nen akuzen e mbajtjes se armeve te ftohta (mjet preres) konkretisht ndersa 10 dhunuesit, kryesisht Iniciatoret Bezhan Dervishaj dhe Laim Lelaj jane marre ne pyetje dhe jane lene te lire duke pire kafe per qejf. Cfare sistemi eshte ky, ku po jetojme, te bejne kurrizin copa edhe te lene ne burg ndersa vete qendrojne te lire pa dale para trupit gjykues. Kjo eshte shqiperia edhe pastaj thone pse largohet rinia dhe njerezit. Pse mos te largohesh qe ketu duke pare cudita dite per dite. Me viktimen e ketij rasti nuk kam ndonje lidhje familjare dhe ne fund te dites secili ka jeten e tij por kjo eshte nje padrejtesi e hapur qe nuk ka vend per tu anashkaluar. Faleminderit!

Behet fjale per Leon Bezhanin, ustain e Bicikletave qe u dhunua ne mes te rruges barbarisht dhe u arrestua vetem ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit