E sulmojnë në grup, i riu dhunohet barbarisht me shufra hekuri nga disa djem

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.09.2025, 23:07

Një video me pamje të rënda ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një grup djemsh që sulmojnë dhunshëm një të ri.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme pranë stacionit të trenit në Vlorë. Në pamje duket qartë se i riu gjendet i vetëm përballë një grupi djemsh, të cilët e godasin me shufra hekuri dhe mjete të forta. Viktima përpiqet të mbrohet dhe arrin për disa momente të ndalojë sulmin, por më pas pëson goditje të forta nga disa drejtime.

Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë përplasje të dhunshme. Po ashtu, nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen shëndetësore të të riut, por dëshmitari që dërgoi videon thotë se pas dhunës ai është marrë dhe transportuar drejt spitalit i gjakosur.

Redaksia e JOQ Albania u bën thirrje autoriteteve dhe Policisë së Shtetit të reagojnë menjëherë, të identifikojnë dhe të vënë para drejtësisë personat që ushtruan këtë dhunë barbare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit