Kjo ngriti dyshime për manipulim të garës dhe përzgjedhje klienteliste të fituesve, pavarësisht rëndësisë së projektit për banorët e zonës. Sot jemi më 27 korrik 2025, një vit pas tenderit, dhe ende nuk ka asnjë hetim, asnjë masë dhe asnjë ndëshkim nga SPAK, megjithëse rasti u bë publik dhe shkeljet ishin të qarta. Asnjë institucion i drejtësisë nuk ka reaguar për këtë abuzim me fondet publike.
Përkundrazi, ë vend të përgjegjësisë, vjen shpërblimi. Këtë muaj, në shtator 2025, Andis Salla, kryebashkiaku i Cërrikut në kohën e këtij tenderi të dyshimtë, është emëruar ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Urban. Nga një nga emrat më të përfolur për tendera me shkelje në nivel lokal, Salla tani ngjitet në një nga postet më të rëndësishme të qeverisë.
Ky zhvillim forcon perceptimin se, në vend të hetimit e ndëshkimit, abuzuesit e fondeve publike shpërblehen me pushtet më të madh.