Pronari dhe dy rojet emagazinës së drogës në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.09.2025, 12:49

Personat në foto janë Erdi Gjiriti 37 vjeç, Ardit Çitaku 22 vjeç, Redion Kuqi 21 vjeç 3 nga 5 anëtarët e grupit të arrestuar të arrestuar së fundmi nga Policia e Tiranës. Të rinjtë ishin pjesë e një grupi që trafikonin dhe shisnin drogë.

Erdi Gjiriti dhe Ardit Çitaku, kishin si detyrë të ruanin magazinë e drogës në Tufinë. Redion Kuqi ishte pronari i magazinës ku të rinjtë kryenin aktivitetin kriminal, atë të shitjes së drogës. Ndërkohë Xhoi Zina 25 vjeç dhe Angjelina Koçi 22 vjeçe ishin të fejuar dhe me një automjet tip “Toyota Yaris” merrnin drogë kanabisi nga Sukthi dhe e transportonin për tek magazina në rrugën “Myslym Keta”, që kishte veprimtari në prodhimin e paletave të drurit.

Droga ishte e ndarë në disa pako dhe e futur në një valixhe. Magazina ndodhej pranë zonës së Tufinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit