Çifti sillte drogë nga Sukthi, tre të tjerë ruanin magazinën në Tufinë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.09.2025, 11:35

Një grup kriminal i përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e drogës është zbuluar në Tiranë, ku pesë persona janë arrestuar dhe 9 kilogramë kanabis janë sekuestruar. Të arrestuarit janë: Xhoi Zina (25 vjeç), Redion Kuqi (21 vjeç), Erdi Gjiriti (37 vjeç), Ardit Çitaku (22 vjeç) dhe Angjelina Koçi (22 vjeç). Hetimet tregojnë se droga ishte transportuar nga Sukthi dhe fshehur në një magazinë në Tufinë, e cila është në pronësi të Astrit Kuqit, babait të Redion Kuqit.

Xhoi Zina dhe Angjelina Koçi të fejuar dyshohet se kanë marrë drogën nga Sukthi dhe e kanë transportuar me automjetin e tyre, “Toyota Yaris”, në Tiranë. Erdi Gjiriti kishte rolin e rojës së magazinës ku droga ishte ruajtur, ndërsa Ardit Çitaku ishte i pranishëm gjatë operacionit dhe iu gjetën disa doza kokaine. Grupi kriminal ka pasur një sistem të organizuar për shpërndarjen e drogës në doza të vogla. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërkohë që materialet janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit