Xhuljani i denoncoi publikisht, familjarët e vajzës: Ai e dhunonte, hapi Instagram dhe na kërcënoi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.09.2025, 09:44

Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA publikoi historinë/denoncimin e Xhuljan Çalës, një i ri nga Durrësi që jeton në Greqi.

Prej disa kohësh ai po përballet me një situatë që lidhet me ish-të fejuarën e tij. Ai thotë se pas ndarjes së tyre, është krijuar një llogari false në Instagram me fotot e vajzës dhe përmbajtje fyese. Vajza e ka denoncuar rastin në Krimin Kibernetik, duke e akuzuar atë si autor, por Xhuljani mohon dhe pretendon se llogaria është hapur nga vetë vajza dhe kushërira e saj për ta dëmtuar.

Por këto të fundit japin version tjetër të ngjarjes.

Familjarët e vajzës kanë treguar për JOQ ALBANIA se çifti ishte lidhur për rreth një vit dhe u fejuan rreth tre muaj më parë. Pas problemeve dhe zënkave, marrëdhënia u prish dhe pas ndarjes, u krijua një llogari false në Instagram ku u publikuan foto të vajzës me mbishkrime fyes e denigruese.

Familjarët akuzojnë gjithashtu Xhuljanin për dhunë fizike ndaj vajzës: sipas versionit të tyre, Xhuljani e ka dhunuar në më shumë se një rast; vajza më pas ishte detyruar të qëndronte disa ditë e uritur dhe të pinte vetëm ujë në rrugë. Ata theksojnë se vajza është marrë dhe strehuar në Athinë nga të afërm e më pas në shtëpinë e njërit prej vëllezërve të familjes, por edhe aty sipas tyre dhuna vazhdoi.

Familja pretendon po ashtu se unaza të fejesës, byzylykë dhe telefoni i vajzës janë shitur nga i Xhuljani për të marrë para, dhe se autori i llogarisë së rreme ka përdorur të njëjtin Instagram për të sulmuar edhe kushërirën dhe pjesëtarë të tjerë të fisit.

Familjarët e vajzës thonë se kanë prova dhe dëshmitarë të shumtë dhe se do ta ndjekin çështjen deri në fund, duke kërkuar hetim të plotë nga autoritetet shqiptare dhe nga policia greke, ku disa episode kanë ndodhur.

Reagimi i familjarëve:

“Pershendetje, dua ti drejtohen djalit qe ka bere postimin per vajzen dhe kushuriren. Postoja dhe kete xhuljo cales kur ka pranuar qe e pate ky istan deri sa vajza ja mori e ja bllokoj. Postoja dhe dhunen qe ka bere ndaj vajzes. Postoja dhe qe vajza ka ndenjur 3 dit pa buk e pinte uje neper rruge per kete se e donte postoja dhe qe vajza e ka toleruae dhunen shume here dhe ky i kishte dhene fjale qe ste qelloj me dhe prap e qelloj dhe vajza aty mori rrobat e iku dhe nuk e perzuri ky por ky u lut si qeni qe te kthehej e vazhdo akoma i lutet mos e fshih surratin thuj por trego te verteten na dhe kete thuj ca tel ke thuj se kushurira ka Iphone ska samsung dhe kushurira sjeton ketu thuj. Kushurira thuj e ajo goca kete do thuj te shkosh thuj qe te mbyllet nje her e mir ky muhabet kush ka faj te futet mbrenda.

Se kushurira thuj esht e martuar me familje thuaj te mori thuj ne mes te 4 rrugeve ne Athine e te dha buke thuj se skishte 1€ ne xhep te dha e shtepi thuaj por ti sdite me i mbajt ti di vec drog e dhune. Pse se mer shteti si kosiderat denoncimin e familjes sepse e di kush je se sa vajti e beri vajza denoncimin pergjigje ishte prap ky.

Do dhe fakte tjera thuaj qe i ke kercenuar gjith si fis e i ke shar e ca ske bere.

Vajza u lidh me djalin afersisht 1 vit ben fejesen e mori ne Rodos dhe djali nuk punonte vetem pinte dhe vajza i kishte folur qe duhet te punojme qe te ecim perpara se skishin as buke te hanin dhe djali pinte e i qellonte vajza kur ka ardh ne athin un se dija qe ishte ketu. Vajzen e gjeta gjeta ne nje dhom vetem ishte nje ndertes e madhe ku rrinin 20 burra ishte vetem nje banjo dhe nje kuzhine. Vajza skishte mundesi me vajt ne banjo se ishte banjo e perbashket me burrat tjer e mora vajzen i dhash shtepin e vellait tim sepse vellai im ate koh ka qen me pushime ne Bali. I dhashe shtepin ne shtepi ky nuk sillte lek kishte vetem nje pako makarona vajza i kishte zjer dhe ky vjen nga puna e i thote vajzen pse keto do ha une dhe i qellon vajzen more zoteri kur ti nuk sjell leke ne shtepi e ushqim ca do gatuaj vajza.

Kur vajta tek shtepia e vellait qe ishin keto xhuljon se gjeta ne shtepi kishte qelluar vajzen dhe kishte ikur e thirra ne tel erdhi e me kercenoj. Por xhuljo mendoj me vete qe une i kam qelluar shum here e kjo ska ikur por nuk iku shume here sepse ishte ne mes te ishulllit e sdinte as gjuh e as rruge. Kur erdhi ketu me gjeti mua dhe kishte mbeshtetje por ky e mori vajzen e solli ketu ne Athine duke menduar qe sdo kemi njeri atje ne do bejm ca te dua un por si fuksjonoj plani i doli huq

Plus thuj dhe xhuljo cales ku jan unazat e fejeses e byrzylyqet dhe telefoni jot i shiti qe muain e par te fejeses se nuk punonte vetem pinte e donte te hante e i shiti. Ik e thuj e na le rehat se me keto qe ai ka ber e po ben qe po na fut stres per dit kam me e denoncuar ketu ne greqi

Thuj xhuljos per cfar ike nga athina kur je i pa fajshen po hapi istan e iku ne selanik kujtoj se sdo e gjenim

Istagrami ka qene i vajzes e ka pas vajza dhe e ka pas hapur tek tel cunit kur erdhi nga Shqiperia, vajza i dha nmr e shqiperis tja mbantr xhuljo u ndan keto ky sja dha nmr i ndrroj istagramit passworin dhe ja mori vajzes dhe po me te njejtin Instagram ky i nderroj emrin vuri emrin kurvat me seder dhe hodhi foto vajzen kushuriren dhe gjith fisin e vajzes dhe vajza vajti ne Shqiperi. Vajti tek vodafoni dhe kerkoj te rimar nmr ne momentin qe vajza rimori nmr e mori dhe istan dhe ja ndrroj kodin dhe e bllokoj. Ne ate momet qe i mori vajza istan ketij ky filloj te bej keto gjera tjera por vajza ja ka ber denoncimin ke shqiperi

Dhe ky ishte i sigurt qe ne nuk e denonconim ketu sepse numeri qe ishte istagrami ishtr numeri i vajzes dhe policia do ne thoshte qe ky numer esht numer shqiperie dhe do dilte ermi vajzes

ne kete moment nese ai ben te njejten gje normale qe do e denoncoj. Dhe nga qe ishte i sigurt na thoshte gjith kohe he me denonconi po deshet sepse e dinte qe do diltr nmr vajzes tani pse nuk e thot ky qe he me denonconi po deshet

Po ik thuj xhuljos se po e kerkon vet qe ta denoncojm se e kemi len shum te lir ka ber ca i ka dash qefi por ska me. Ky i vuri dor vajzes qe muain e par te fejeses. Familjaret e vajzes kan sjell keto fakte

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit