Dashamir Çajka, nga tentativa për vetëvrasje te sulmi me thika në klubin sportiv të peshëngritjes dhe në spital

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.09.2025, 13:29

Sot, një ngjarje e rëndë ka tronditur spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, ku një infermier është plagosur me thikë nga kolegu i tij, laboranti Dashamir Çajka nga Reçi i Dibrës. Konflikti mes dy punonjësve të spitalit ka shpërthyer pas një debati verbal për një pacient, dhe ka përfunduar me dhunë fizike.

Infermieri, Mikel Osmani, ka pësuar plagë dhe është transportuar me në spital. Pas ngjarjes, 32-vjeçari Çajka është larguar dhe aktualisht është në kërkim nga policia, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky incident i dhunshëm ka një lidhje të drejtpërdrejtë me të kaluarën e Dashamir Çajkës. Në vitin 2017, ai ka qenë përfshirë në një ngjarje të ngjashme, kur është raportuar për një tentativë vetëvrasje dhe ka pasur konflikte me thikë.

Çajka, që ka një lidhje të ngushtë me politikën lokale, duke qenë mbështetës i fortë i kryebashkiakut të Kamzës, Rakip Suli, ka qenë pjesë e një mjedisi ku tensionet dhe ngjarjet e dhunshme nuk janë të pazakonta. Gjithashtu me një ngjarje të ngjashme në vitin 2023, Dashamir Çajka, si president i klubit të peshëngritjes "Kamza", sulmoi me thikë trajnerin e ekipit Kombëtar, Bashkim Nikolla, dhe sportistin Bekim Gripshi.

Ky sulm kishte si shkak kërkesën e Çajkës për të dërguar sportistë që nuk e meritonin në një aktivitet ndërkombëtar në Bosnje, një kërkesë që Federata Shqiptare e Peshëngritjes e refuzoi. Pamjet e sulmit u publikuan nga federata, duke shkaktuar tronditje dhe duke nxitur veprime nga organet e drejtësisë dhe autoritetet përkatëse.

Të dy ngjarjet e dhunshme tregojnë një model të përsëritur të sjelljes problematike nga Dashamir Çajka dhe ngrisin pyetje të mëdha për sigurinë dhe menaxhimin e konflikteve në mjedise pune dhe organizata sportive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit