U tha se donte të vriste veten për të dytën herë në Tiranë, Dashamiri nuk duron më dhe…

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 18.03.2017, 15:16

17361350_1838658159685280_1442622190_n

Pak ditë më parë në të gjithë mediat si dhe sipas njoftimit të policisë u publikua lajmi se i riu Dashamir Çajka ka tentuar të vrasë veten për të dytën herë dhe për ketë ai është arrestuar.

Lidhur me këtë lajm të ndodhur në Bathore, Dashamiri ditën e sotme ka reaguar duke shkruar pranë JOQ për të sqaruar se si është e vërteta sipas tij.

Dashmiri ka thënë se nuk e di pse po baltoset mbi dinjitetin e tij, sepse e vërteta nuk është aspak siç është publikuar deri më tani.

Sipas 23-vjeçarit, i cili shprehet se është i biri i një biznesmeni të njohur, në fakt arma është shkrepur papritur ndërsa po pastrohej arma e gjahut që ndodhej në shtëpi, e cila do të dorëzohej më pas në polici.

Ky është reagimi i Dashamirit për JOQ:

Përshëndetje JOQ! Para 5 ditësh doli lajmi se Dashamir Çajka arrestohet pasi tenton të vetëvritet. Madje në disa media thuhej, luftë mes bandash mbetet i plagosur D.Ç. Vërtetë për të ardhur keq se si u përdhos në figurën time. Është e vërtetë se jam plagosur, jo qëllimisht, por nga pakujdesia sepse atë armë e kam gjetur ditën e incidentit dhe do e dorëzoja në polici bashkë me babain. Gjendja e keqe e saj bëri që në momentin që do i hapja derën babait tim, arma shkrepi në xhepin e xhupit. Provat e sakta ndodhen edhe në polici. Babai im është një figurë e njohur në biznesin shqiptar. Mos të baltoset më në figurën time, ju lutem ta publikoni”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit