Plagosi me thikë inferimierin në Senatorium, ky është laboranti radiolog

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.09.2025, 13:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku një infermier është plagosur me thikë nga kolegu i tij, laboranti radiolog Dashamir Çajka. Ky i fundit është personi në foto.

Sipas burimeve të siguruara, dy punonjësit e spitalit janë zënë për arsye banale dhe pas një debati verbal, situata ka degraduar në dhunë fizike. Infermieri, Mikel Osmani, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas ngjarjes, 32-vjeçari Dashamir Çajka është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga policia. Konflikti ka lindur për shkak të një pacienti, ndërkohë që janë duke shqyrtuar detaje të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ky incident ka tronditur spitalin dhe ka ngritur shqetësime mbi marrëdhëniet e punës dhe sigurinë në mjedisin e spitalit. Policia dhe autoritetet mjekësore po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të dhunshme.

Dashamiri është një mbështetës i zjarrtë i Rakip Sulit, kryebashkiakut të Kamzës. Laboranti me origjinë nga Dibra, president i Kamzës në Peshëngritje vite më parë ka qenë i përfshirë në sherre me thika, teksa në vitin 2017 u publikua një njoftim nga policia se ai donte të vriste veten.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit