Parakaloi duke dëmtuar sinjalistikën, pas denoncimit në JOQ shoferi ndëshkohet për 10 shkelje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.09.2025, 11:26

Policia Rrugore e Tiranës ka reaguar pas denoncimit në JOQ ALBANIA, ku një mjet në Unazë shfaqej duke mos respektuar trafikun e radhën dhe dëmtuar sinjalistikën rrugore.

Duke marrë shkas nga kjo video, policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe e ka ndëshkuar me gjobë 640 mijë lekë të vjetra, bllokim automjeti dhe heqje leje qarkullimi.

Por jo vetëm kaq pasi mospritja në trafik si gjithë të tjerët janë bërë shkak për idenitifikimin e 10 shkeljeve të tjera. Kështu drejtuesi i mjetit 'Cadillac' përveç dëmtimit të sinjalistikës rrugore, sjelljes gjatë qarkullimit në autostrada e rrugë interurbane, është konstatuar duke lëvizur pa kontrollin teknik e siguracion, me dhjetëra gjoba të pashlyera, pa targat e përparme dhe me xhamat e errësuar pa certifikatën e duhur.

Ndërkohë, Policia Bashkiake po merret me riparimin e sinjalistikës rrugore të dëmtuar prej tij dhe do të vendosë për masën administrative që do të merret ndaj tij.

Reagimi i Policisë Rrugore Tiranë:

"Pershendetje JOQ, persa i perket rastit te mjetit qe prish sinjalistiken ne unaze mjeti eshte bllokuar ne komisariat dhe nga policia rrugore po merren te gjitha masat administrative qe i perkasin rastit. Gjithashtu po merren masa edhe nga policia bashkiake per prishjen e sinjalistikes."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit