Hyrjet në Tiranë nëpërmjet Unazës janë kthyer në pika të nxehta të trafikut urban, ku kaosi dhe mungesa e zbatimit të rregullave dominojnë çdo ditë, sidomos në orët e pikut.
Një nga pikat më problematike të kryeqytetit mbetet hyrja në Sauk ku çdo mëngjes dhe pasdite formohen radhë të gjata automjetesh që përpiqen të lëvizin duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Në një video denoncuese të dërguar nga një qytetar, shihet qartë se si një mjet i zi, përveçse nuk respekton radhën dhe trafikun si gjithë të tjerët, dëmton edhe sinjalistikën rrugore.
Në pamje mund të shihni makinën që kalon duke dëmtuar sinjalistikën rrugore dhe mos respektuar trafikun e radhën, siç bëjnë shumica e qytetarëve.
Këta të fundit i bëjnë thirrje autoriteteve përgjegjëse që të marrin masa konkrete ndaj këtyre shoferëve dhe rasteve të tilla që sa vijnë e shtohen.