Nuk kanë fund torturat ndaj kafshëve, kali tërhiqet i lidhur pas makinës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.09.2025, 19:41

Torturat ndaj kafshëve në vendin tonë duket se nuk kanë fund.

Fatkeqësisht ky është rasti i dytë brenda ditës së sotme që na duhet të raportojmë se si kafshë të pafajshme lidhen dhe tërhiqen zvarrë pas makinave.

Disa orë më parë, JOQ Animals publikoi me pamje një rast flagrant të keqtrajtimit të një lope në fshatin Komësi të Matit. Në pamje dukej se si shoferi i një furgoni e kishte lidhur lopën pas, dhe e tërhiqte nëpër asfalt, teksa kafsha e pafajshme detyrohej ta ndiqte me vrap.

Rasti që do të raportojmë tani ka ndodhur në Shupenzë të Bulqizës. Këtë herë një tjetër keqbërës ndaj kafshëve të pafajshme ka lidhur pas makinës një kalë, të cilin e tërheq me shpejtësi nëpër rrugë.

Pamjet e tregojnë qartë këtë keqtrajtim, ku kali i gjorë detyrohet të ecë me shpejtësinë e makinës, për t’i shpëtuar tërheqjes zvarrë nëpër rrugë.

Një qytetar shkruan: “Në Shupenzë të Bulqizës. Ja çfarë bëjnë fshatarët duke torturuar kafshët.

Raste të tilla duhet të marrin fund. Kafshët nuk duhet të keqtrajtohen, nga ana tjetër autorët e këtyre veprave duhet të marrin ndëshkimin e merituar sipas ligjeve në fuqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit