Matjani lidh lopën pas furgonit dhe e tërheq nëpër rrugë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.09.2025, 15:23

Keqtrajtimi i kafshëve mbetet një plagë e rëndë në shoqërinë tonë, dhe redaksia jonë ka qenë gjithmonë e angazhuar për ta denoncuar këtë fenomen.

Me dhjetëra raste janë bërë publike ndër vite, kafshë të helmuara, të qëlluara me armë, tërhequr zvarrë pas mjeteve motorike apo makina. Fatkeqësisht, një ngjarje e tillë përsëritet sërish.

Në pamjet e fundit që na kanë mbërritur, shihet një lopë e lidhur pas një furgoni, e cila tërhiqet nëpër rrugët e fshatit Komësi të Matit. Nga sa kuptohet, pronari ka zgjedhur rrugën më të lehtë për veten, por më të dhimbshme për kafshën: në vend që të shkonte në këmbë për ta marrë lopën nga ara, ka shkuar me makinë dhe e ka tërhequr në këtë mënyrë çnjerëzore.

Një qytetar i indinjuar na shkruan: “Përshëndetje JOQ! Ja si i trajtojnë kafshët në fshatin Komësi të Matit. Video është filmuar dje në orën 6.

Kjo ngjarje kërkon ndërhyrje të menjëhershme institucionale, që raste të tilla të mos mbeten pa pasoja dhe të mos përsëriten. JOQ Animals do të vazhdojë të denoncojë çdo formë abuzimi ndaj kafshëve të pafajshme, duke kërkuar drejtësi për to.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit