Katër parti të reja që garuan në zgjedhjet e 11 majit do të shpërblehen me plot 12.7 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Kompensim paszgjedhor, e quan KQZ, për faktin se nuk morën fonde paradhënie. “Lëvizja Shqipëria Bëhet” përfiton afro 4 milionë lekë, “Partia Mundësia” mbi 4.6 milionë, dhe dy të tjerat marrin pjesën që u takon.
Kjo diferencë e theksuar në trajtim ka nxitur e kritika nga vetë komisionerët, të cilët konsiderojnë pagesën qesharake dhe jo dinjitoze, duke marrë parasysh oraret e gjata dhe përgjegjësitë që kanë për të garantuar integritetin e votës. Në anën tjetër, partitë që shpërblehen me miliona nga buxheti i shtetit, në shumë raste, nuk kanë pasur nevojë të investojnë para paraprakisht në fushatë, duke përfituar pa mundim.
Në këtë kontekst, lind pyetja e madhe për transparencën dhe drejtësinë në shpërndarjen e fondeve zgjedhore, teksa komisionerët shtylla kryesore e procesit demokratik trajtohen si kosto minimale, ndërsa partitë përfitojnë miliona nga taksat e qytetarëve. Kjo tregon se në këtë sistem, nuk shpërblehet puna dhe përkushtimi, por ndikimi dhe pozicioni politik.