Dy qytetarë që kanë shërbyer si komisionerë në zgjedhjet e 11 majit kanë ngritur shqetësimin për pagesat tepër të ulëta që u janë dhënë për angazhimin e tyre.
Sipas tyre, shpërblimi që kanë marrë për një ditë pune të gjatë, nga mëngjesi deri në orët e vona të natës, është qesharak dhe fyes për përpjekjet e tyre në një proces zgjedhor që kërkon përgjegjësi dhe korrektësi të lartë.
Një qytetar që ka shërbyer si kryetar i komisionit thotë se ka marrë 28 mijë lekë të vjetra, ndërsa sekretari është paguar po aq. Ndërkohë, anëtarët e tjerë kanë përfituar vetëm nga 15 mijë lekë të vjetra, shumë më pak se sa janë paguar në zgjedhjet e kaluara, ku shpërblimi për disa pozicione shkonte deri në 50–60 mijë lekë apo edhe 100-120 për kryetarët.
Një tjetër denoncues që ka marrë po ashtu 28 mijë lekë të vjetra, thotë se kjo është turpëruese dhe fyese pasi shumë komisionerë që punuan më 11 maj ishin njerëz në vështirësi ekonomike dhe që mezi prisnin këto rroga.
Ai përmend faktin se disa prej tyre janë përfshirë edhe në tensione fizike gjatë ruajtjes së votës dhe ndihen të nënvlerësuar përballë një shpërblimi prej vetëm 28 mijë lekësh të vjetra.
Qytetarët kërkojnë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rishikojë pagesat për komisionerët dhe qytetarët e tjerë që marrin pjesë në procesin e ruajtjes së votës.
Denoncimi 1:
"Pershendetje si jeni. Doja qe ta benit publike pagesat qe beri shteti per komisjoneret ne ditet e zgjedhjeve. A nuk eshte turp? Te lutem publikoje sepse kemi ndenjur nga mengjesi der ne darke vone dhe ky eshte shperblimi. Po na thane 50/60 mernin para 4 vitesh po kete vit per kryetaret dhe sekretaret e kane diku te 100/120 mije leke. Une kam qene kyretare njesoj ka marre dhe sekretari ndersa antaret nga 15 mij leke. Eshte turp"
Denoncimi 2:
"Pershendetje JOQ ja sa i japin komisionerve te PD. Po ruhet vota me keto lek, nuk i vjen zor ketyre dhe duan ti ruajm dhe votat me 28 milek, per te qene i sinqerte nuk eshte se na kane thene gje, se une se bej per leke kete pune se nuk kam nevoje por jane ca hallexhinje qe kane nevoj dhe shiko ca japin dhe duan te ruajm votat. Po kam goditur njerz per ca per keto lek, kur i pash me erdhi zor nga vetja. ju pershendes."
