“Zjarrfikësja na tha s’kemi shofer!”, banorët flasin për zjarrin në Spitallë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.09.2025, 19:06

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu pasditen e sotme një garazh makinash në Spitallë të Durrësit, ku për pasojë disa automjete u shkrumbuan.

Asgjë nuk dihet për shkaqet e zjarrit, nëse ka qenë diçka aksidentale apo një ngjarje e paramenduar. Megjithatë banorë të zonës kanë treguar për redaksinë tonë se zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë.

Fillimisht ata njoftuan policinë, e cila nuk i hapte telefonin: “Unë kam marrë në telefon Policinë e Shtetit dhe nuk mu përgjigj. Pas disa telefonatash më në fund e hapën dhe më lanë në pritje nuk më përgjigjej asnjë. Në fund më thanë që janë Policia dhe duhet të marrësh zjarrfikësen,” shprehet një dëshmitar.

Më flakët që po kalonin nga njëra makinë te tjetra, qytetarët njoftuan zjarrfikësen e cila u vonua për shkak se mungonte shoferi dhe kishte shumë trafik.

Zjarrfikësja erdhi me vonesë me justifikimin se nuk kishin shofer dhe kishte trafik. Makinat u dogjën se unë kam pamje. Por mund të kishte njerëz brenda makinave, e do digjeshin gjallë për zjarrfikësit tonë,” shton denoncuesi.

Policia ka reaguar pak minuta më parë, duke thënë se si pasojë e një defekti në motor të njërit prej automjeteve, janë shkrumbuar dhe dy makina të tjera.

Durrës/Informacion paraprak

Në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se si pasojë e një defekti në motor, ka rënë zjarr në një kamionçinë të parkuar, në pronësi të shtetasit N. Ç.

Për pasojë, është djegur edhe automjeti në pronësi të shtetasit R. M., si dhe pjesërisht automjeti në pronësi të shtetasit O. Ç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Lexo edhe: Merr zjarr garazhi me makina në Spitallë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit