Merr zjarr garazhi me makina në Spitallë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.09.2025, 16:48

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Spitallës në Durrës.

Pamjet e siguruara nga JOQ Albania tregojnë momentin kur zjarrfikësit mbërrijnë në vendngjarje dhe nisin ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Sipas banorëve të zonës, nga zjarri janë përfshirë dy automjete që ndodheshin brenda një ndërtese, një makinë tip fuoristradë dhe një triçikël. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të japin sqarime mbi rrethanat e ngjarjes.

Në Durrës zona e Spitallës. Video është pak më e qartë se kishte shumë tym. Është duke u djegur një makinë foristradë dhe një triçikël. Nuk ka të lënduar,” shkruan një qytetar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit