Onkologjiku nuk e ofron, pacientët blejnë 3 herë në javë ilaçin 480 eurosh

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.09.2025, 14:35

JOQ dje publikoi një lajm shqetësues lidhur me mungesën e ilaçit jetik Phesgo për pacientët me kancer të gjirit që trajtohen në QSUT. Ky medikament, i cili përdoret për parandalimin e rikthimit të sëmundjes, ka munguar prej të paktën dhjetë ditësh dhe nuk ka asnjë informacion të qartë nga autoritetet. Pas këtij lajmi, në redaksi mbërriti një denoncim për mungesën e ilaçit Enheretu 100 mg.

Në denoncimin e mbërritur në redaksi, një pacient tjetër i onkologjisë tregon se është i detyruar të blejë ilaçin Enheretu 100 mg, pasi spitali i shtetit nuk e ofron këtë medikament për pacientët. Ky ilaç është pjesë e trajtimit të kancerit dhe është jetik për shumë pacientë, të cilët janë të detyruar ta blejnë vetë çdo 3 javë, me një çmim të papërballueshëm prej 480 euro për një flakon.

“Përshëndetje! Mirë që nuk ka ilaç, por edhe na japin emrin e ilaçit dhe thonë që e gjejmë vetë, se nuk e ka spitali. Këtë ilaç e blejmë vetë prej një viti. Në tre kimio terapitë e fundit na kanë rrjepë edhe nga lekët, 2 mijë euro për një terapi. Na kanë thënë edhe: “Po e gjetët mirë, po nuk e gjetët, do bëjmë ca të kemi këtu.” Këtë ilaçin Enheretu 100 mg, nuk e ka fare spitali. Na thanë që vetëm jashtë mund ta gjejmë, në Turqi, por ne kërkuam në Shqipëri dhe e gjetëm. Doktoresha u çudit: “Si e gjete në Shqipëri, se nuk ka,” na tha. Dhe çdo 3 javë jemi të detyruar ta blejmë vetë, sepse spitali i shtetit nuk e ofron për ne dhe për shumë pacientë të tjerë që duhet ta blejnë vetë. Çdo 3 javë na duhen 4 flakona, ku 480 euro është vetëm 1 flakon”, shkruan qytetarja.

Pacientët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë për të zgjidhur këtë krizë dhe për të siguruar furnizimin e mjaftueshëm me ilaçet jetike në spitalet publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit