SI SOT/ Kur policia e shtetit mposht bandën e deleve dhe lë të lirë ujqërit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.09.2025, 08:00

Në shtator të vitit 2018, Policia e Devollit regjistroi një nga super-aksionet më të bujshme në historinë e saj. Ajo zbuloi një bari që kishte futur 45 dele nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër. Një operacion brilant, ku shteti tregoi se nuk ka mëshirë ndaj bariut të fshatit Cerje në Devoll që kontrabandoi delet nga Greqia për të mbijetuar me një copë bukë bashkë me familjen e tij.

Stani u bastis, delet u sekuestruan, dhe materiali u referua me urgjencë në Prokurori, sepse siç dihet në Shqipërinë tonë, drejtësia vepron me shpejtësi skëterrë vetëm mbi hallexhinjtë. Policia asokohe me kryepolic Gledis Nanon i hoqi bukën e gojës bariut, por harroi se në anën tjetër kishim dhe vazhdojmë ende të kemi, ujqërit që kontrabandojnë lekët tona, por sërish janë të lirë.

Nuk po inkurajohet kontrabanda, por daullet e ligjit nuk bien njësoj për të gjithë. Oligarkë, ministra, biznesmenë të bekuar me tendera publikë, vijojnë të pasurohen në kurrizin tonë, por për institucionet e drejtësisë kjo është diçka shumë normale. Kujtojmë këtë ngjarje për të theksuar se ligiji vijon të veprojë mbi hallexhinjtë, teksa oligarkët i lë pa ndëshkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit