“Superaksion” i policisë/ Bastiset stalla e bariut në Devoll, ka marrë dele kontrabandë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.09.2022, 18:29

Nuk kanë fund gallatat në Shqipërinë tonë të vogël. Teksa Lul Morina dhe Pëllumb Salillari pasurohen në kurriz të shqiptarëve, të varfrit në Shqipëri “dhunohen” sa më shumë nga ligji.

E themi këtë, pasi ajo që ka ndodhur në Devoll, e tregon më së miri se për kë funksionon ligji.

Policia e Devollit, ka njoftuar se ka zbular, se një bari, që ka marrë 45 dele kontrabande nga Greqia. Ai i ka futur këto dele përmes kufirit të gjelbër.

Vetë policia i ka bastisur stanin bariut, i cili mban familjen me ato dele. Absolutisht, që nuk po inkurajohet kontrabanda, por daullet e ligjit duhet të bien për të gjithë, të barabarta.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e këtij shtetasi në fshatin Cerje, Devoll, iu gjetën 45 krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar ilegalisht nga Greqia, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit