SI SOT/ Tërmeti, kur grushti për Enverin dhe Edin të ulin në karrigen e deputetit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 16.09.2025, 08:00

Më 16 shtator 2018, u publikua një video ku Tërmet Peçi, asokohe kryebashkiak i Tepelenës shihej duke ngritur grushtin në shenjë nderimi për Enver Hoxhën, gjatë një darke të organizuar me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit të qytetit. I shoqëruar nga “Goliku i Bënçës”, Peçi këndonte këngë folklorike për diktatorin, madje në një moment nga dashuria zëvendësoi emrin e Enverit me të Edi Ramës.

Koha kalon dhe kujtesa publike duket se zbehet më shpejt se videot. Më 11 maj 2025, Tërmet Peçi kandidoi për deputet nën siglën e Partisë Socialiste dhe fitoi, pavarësisht se vetëm një ditë më parë në media shpërtheu një tjetër skandal, një video ku ai shihej brenda makinës duke ngritur pantallonat, teksa ndodhej në shoqërinë e punonjëseje së tij të bashkisë.

E megjithatë, historia është ironike, një grusht i ngritur për Enverin dhe Edin në 2018, u kthye në një karrige deputeti në 2025. A është vallë ky rasti tipik ku ngritja grushteve, nderimi ndaj kryetarit të Partisë Socialiste dhe asaj Komuniste dhe skandalet ku kapesh pa pantallona nuk të rrëzojnë, por përkundrazi të ngrenë më lart? Apo thjesht në këtë vend pushteti nuk fitohet me vota, por me aftësinë sa herë bie në sy te kryetari?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit