SI SOT/ Gomonia u rrezikoi jetën, shteti u ktheu shpinën! JOQ zëri i tyre që i shpëtoi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.09.2025, 08:30

Rikujtojmë sot ngjarjen e 15 shtatorit 2022, një ditë që tronditi opinionin publik shqiptar. Një gomone e mbushur me dhjetëra shqiptarë nisi të marrë ujë në mes të detit, në kanalin e La Manshit. Brenda saj, mes të ftohtit dhe frikës, njerëzit dërguan mesazhe ndihme drejt JOQ ALBANIA, duke treguar se jeta e tyre ishte në rrezik. Çdo sekondë ishte vendimtare dhe mund të kthehej në tragjedi.

Në atë kohë, JOQ ALBANIA reagoi menjëherë pas marrjes së sinjalit alarmant nga një prej shqiptarëve në gomone. Gazetarët tanë kontaktuan me kolegët në Francë dhe ngritën alarmin te autoritetet dhe organizatat e ndihmës humanitare. Brenda minutash nisi puna për lokalizimin e gomones, ndërkohë që situata bëhej gjithnjë e më e rëndë për shkak të të ftohtit dhe ujit që kishte hyrë në gomone.

Gazetarët francezë dhe organizata UTOPIA 56, falë informacionit të përcjellë nga JOQ ALBANIA, bënë të mundur shpëtimin e plotë të gomones me rreth 50 shqiptarë. Të rinjtë mbërritën në kufijtë e Anglisë në gjendje të mirë shëndetësore, duke i shpëtuar një tragjedie të sigurt. Ky bashkëpunim tregoi se sa e rëndësishme është fuqia e informacionit dhe solidariteti në kohë reale për të shpëtuar jetë.

Por pas çdo historie suksesi, fshihet një realitet i hidhur. Qeveria shqiptare vijon të mos u japë asnjë mbështetje të rinjve, duke i detyruar të largohen masivisht dhe duke bërë që toka shqiptare të plaket. Mungesa e shanseve, papunësia, miku në çdo hap dhe indiferenca institucionale i bëjnë të rinjtë të marrin rrugën e emigrimit, ku shpesh përfundojnë viktima të trafikantëve apo fatkeqësive në det.

Sot, 15 shtator 2025, JOQ ALBANIA nuk e kujton këtë ngjarje thjesht si një histori të kaluar, por si një plagë që vazhdon të hapet çdo ditë. Të rinjtë shqiptarë po detyrohen të largohen nga vendi i tyre, të braktisur nga një qeveri që nuk u jep shpresë e as mbështetje, duke u lënë në mëshirën e trafikantëve dhe detit të egër. Por ne, si zëri i qytetarëve, kemi treguar se kur institucionet heshtin, bashkë mund të shpëtojmë jetë. JOQ ALBANIA do të jetë gjithmonë pranë shqiptarëve, kudo që ndodhen, duke ngritur zërin e tyre, duke denoncuar padrejtësitë dhe duke u bërë mburojë në momentet më të errëta. Sepse shqiptarët nuk duhet të jenë kurrë vetëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit