Francezët tregojnë bashkëpunimin me JOQ ALBANIA për shpëtimin e 50 shqiptarëve në gomonen për Angli

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.10.2022, 16:50

Ishte data 15 shtator, kur stafi i JOQ ALBANIA mori mesazhin alarmant nga një shqiptar, i mbetur në det të hapur, bashkë me shumë bashkëatdhetarë. Me pamje dhe me zërin që i dridhej ai tregonte se si gomonia kishte futur ujë dhe ata rrezikonin të mbyteshin. E vetmja gjë që ai shpresonte ishte që dikush të kontaktonte me autoritetet franceze dhe ata të shpëtoheshin. Sipas, shqiptarit, disa persona ishin në gjendje kritike dhe situata ishte vërtet alarmante.

Menjëherë stafi i JOQ ALBANIA kontaktoi me gazetarët në Francë, të cilët, pasi panë videon ngritën alarmin në organizatën UTOPIA 56. Kjo organizatë, që ka për qëllim, ndihmën ndaj emigrantëve në kufijtë Francë-Angli, njoftoi menjëherë autoritetet franceze dhe u bë i mundur lokalizimi i shqiptarëve. Në një intervistë ekskluzive me JOQ ALBANIA, gazetari francez Jeremie dhe dy vullnetaret e UTOPIA 56, Amelie dhe Ana, treguan se si u bë e mundur shpëtimi i kësaj gomoneje me disa shqiptarë.

Sipas gazetarit, Jeremie, gomonia mbërriti në kufijtë e Anglisë, pas kontaktit nga organizata UTOPIA 56. Fatmirësisht të gjithë ishin në kushte të mira shëndetësore. Dy vullnetaret e UTOPIA 56, thonë se me rastin u mor ekipi që ishte në kufirin e Calais. Gazetari francez, thekson se kjo video e shpërndarë nga JOQ ALBANIA ishte shumë e rëndësishme për shqiptarët, të cilët prej muajsh po rrezikojnë jetën për të mbërritur në Angli.

Jeremie: Për këtë situatë, unë isha në Calais, kështu që pasi kontaktuat ju, unë kontaktova UTOPIA 56 dhe ata morën autoritetet në det, për t’u siguruar që kjo gomone ishte kapur nga ata. Më pas, organizata më tregoi që kjo gomone u mor nga autoritetet angleze dhe kishte shkuar në kufijtë e Anglisë. Kjo video ishte shumë e rëndësishme për shqiptarët mendoj, sepse kemi parë muajt e fundit shumë video që postohen në rrjetet sociale dhe disa mendojnë që të kalosh kufirin është e thjeshtë, por ja që nuk është.

Amelie: Ishte skuadra jonë në Calais që u mor me këtë gomone. Sapo marrim një telefonatë si kjo e juaja, ne njoftojmë rojën bregdetare për të dhënë informacionet që kemi, siç është vendodhja, numri i refugjatëve dhe gjithçka që dimë rreth situatës.

Të pyetur për shqiptarët që përpiqen të kalojnë kufirin përmes gomoneve, Ana tregon se aktualisht në kamp ka shumë shqiptarë dhe gjithashtu edhe persona, që nuk kanë mundur dot të kalojnë në Angli dhe janë kthyer duke u kapur nga policia franceze. Ajo shton se disa njerëz mendojnë se është e lehtë për të kaluar me gomone, pasi po shohin shumë persona që po e bëjnë diçka të tillë, por është vërtet e rrezikshme.

Ana: Ka shumë shqiptarë në kamp. Gjithashtu, ka shumë shqiptarë që i kontaktojmë pasi ata provojnë që të largohen me gomone. Ka disa që mendojnë se është normale të kalosh me gomone për në Angli, pasi shohin numrin e lartë të njerëzve që e bëjnë diçka të tillë, por është absolutisht e rrezikshme.

Në lidhje me menaxhimin e situatës nga qeveria dhe policia franceze, gazetari Jeremie, thotë se nuk është punë e mjaftueshme. Ai i del në mbrojtje shqiptarëve, të cilët si refugjatë, trajtohen edhe si kriminelë nga policia franceze.

Jeremie: Policia është kudo dhe kurdo, por mendoj se nuk po punojnë mjaftueshëm në lidhje me trafikimin e njerëzve. Ata po përpiqen të arrestojnë trafikantët, kjo është gjë e mirë, por ata nuk po përpiqen të mbrojnë viktimat, sepse po i trajtojnë refugjatët si kriminelë, por ata nuk janë.

Vajzat vullnetare, të UTOPIA 56, tregojnë me detaje misionin që ka kjo organizatë. Sipas tyre ato kanë një numër telefoni dhe përpiqen që t’u mësojnë emigrantëve që nëse kanë probleme të kontaktojnë me to. Gjithashtu, ato shtojnë se kanë marrë shumë telefonata alarmante, me probleme që kryesisht kanë të bëjnë me futjen e ujit në gomone, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve.

Ana: Ajo çfarë bën zakonisht UTOPIA 56 është që shkojmë në kampe dhe përpiqemi të ndihmojmë njerëzit që janë aty. Ne gjithashtu u japim numrin e telefonit çdo personi që takojmë aty dhe u themi që mund të na kontaktojnë falas, sa herë që kanë nevojë për ndihmë. Marrim shumë telefonata nga njerëzit që përpiqen të kalojnë detin. Në vitin 2021, kemi marrë rreth 60 telefonata nga gomone të ndryshme, vetëm në numrin tonë.

Intervista me gazetarin francez dhe dy vullnetarët na tregoi edhe njëherë situatën alarmante që është në kufirin francez dhe se si shqiptarët po rrezikojnë jetën çdo ditë edhe më shumë për t'u larguar nga kjo situatë e vështirë në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit