SI SOT/ Emiriana Sako i tha burgut hapu, por SPAK-u po ia mban derën mbyllur

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.09.2025, 09:04

Tre vite më parë, në vitin 2022, Bashkia e Durrësit nën drejtimin e Emiriana Sakos kishte hapur një tender të bujshëm me objekt “Blerje kazanësh për mbetjet urbane”. Fondi limit ishte mbi 290 milionë lekë të vjetra pa TVSH, ndërsa fitues u shpall bashkimi i kompanive “Luar Bros” dhe “Start CO”, të cilat morën mbi 288 milionë lekë pa TVSH.

Ironia më e madhe ishte se pesë kompani të tjera kishin ofruar çmime më të ulëta, por u s’kualifikuan si me magji, duke i hapur rrugë fitores me 99,3% të fondit limit. Dokumentet ishin aq të manipuluara sa për qytetarët e zakonshëm dukej sikur gjithçka ishte bërë me rregull, ndërsa në thelb, tenderi mbante erën e zakonshme të abuzimit.

Sot, tre vite më pas, ky tender kujtohet si një shembull tipik sesi shpenzohen paratë publike me një logjikë të thjeshtë, sa më shumë për kompanitë e zgjedhura, aq më shumë për ata që firmosin. Në atë kohë, qytetarët prisnin të dëgjonin trokitjen e SPAK-ut në derën e Bashkisë së Durrësit, por Sako nuk është ndëshkuar ende.

Nëse në 2022 qytetarët shpresonin se drejtësia do të trokiste në derën e Bashkisë së Durrësit, në 2025 shpresa është shndërruar në sarkazëm. SPAK nuk ka marrë asnjë masë, nuk ka dhënë asnjë përgjigje dhe nuk ka treguar asnjë vullnet për të hetuar tendera të tillë ku shkeljet janë të dukshme edhe për një nxënës të klasës së pestë.

A ka rënë SPAK në gjumë të thellë apo ka vendosur të bëjë sikur nuk sheh? Për çfarë shërben SPAK-u? Nëse një tender i tillë, me shkelje që duken qartë, nuk mjafton që drejtësia të veprojë, atëherë çfarë mjafton? Si duket nuk do të ketë fund fenomeni i abuzimeve me tenderat, sidomos tani që në lojë u fut Diella dhe fondet e prokurimeve publike do të grabiten me lezet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit