Emiriana Sako e Bashkisë Durrës, duket se nuk do të ndalet me tenderat abuzivë, derisa ajo të mbushë mirë xhepat, duke qenë se për pak muaj janë zgjedhjet dhe ndoshta nuk do ta ketë më luksin ta bëjë një gjë të tillë. Pas shumë e shumë tenderave, që JOQ i ka publikuar si abuzivë nga kryebashkiakja e Durrësit, Sako ka bërë goditjen e radhës.
Bashkia e Durrësit ka hapur një tender me objekt “Blerje kazanash për mbetjet urbane” me këtë numër reference: REF-24565-04-11-2022. Fondi limit i këtij tenderi është më shumë se 290 milionë lekë të vjetra pa TVSH dhe kompania fituese është bashkimi i kompanive Luar Bros dhe Start CO.
Dy kompanitë e mësipërme e kanë fituar garën me 5 kompanitë e tjera edhe pse kanë ofruar sa 99,3 përqind e fondit limit. Pra, kanë marrë nga Emiriana Sako më shumë se 288 milionë lekë të vjetra pa TVSH.

Por çfarë ka ndodhur në garën për këtë tender?
Siç shihet nga dokumenti i mëposhtëm, 5 kompanitë e tjera kanë ofruar shumë më pak se kompanitë fituese, por çuditërisht janë skualifikuar. Në dokument, natyrisht që nuk përmendet fjala çuditërisht, por dokumenti është aq i sofistikuar sa qytetarëve mund t'i mbushet mendja se kompanitë e tjera nuk i kanë merituar kaq para.

Me pak fjalë, Emiriana Sako ka vendosur që të fusë diçka për vete në xhep dhe sa më shumë të marrë kompania fituese aq më shumë do të marrë edhe ajo.
Pyetja që u lind të gjithë shqipatrëve, por më shumë qytetarëve durrsakë është se kur do zgjohet SPAK-u, për të vënë byrzylykët në duart e Emiriana Sakos?
Le të presim!