Pak javë më parë, JOQ ALBANIA bëri publik rastin e një vajze e cila teksa kërkonte një adoptues për macen e saj, u përball me një maniak që e ngacmoi seksualisht duke i dërguar edhe foto intime.
Vajza tregoi se pas publikimit në faqen e JOQ Animal (e hapur së fundmi për kafshët) një mashkull e kontaktoi me numër francez me pretekstin se do adoptonte macen, por qëllimet ishin të tjera.
Edhe pse vajza bëri denoncim në polici dhe JOQ Albania publikoi rastin, ky person që thotë se quhet Florent/Fajber Hoxha nuk ka hequr dorë nga këto veprime.
Në redaksinë tonë kanë mbërritur dy denoncime të tjera nga vajza që janë ngacmuar po nga ky person, që tani thjesht ka ndryshuar numër.
Ato thonë se Florenti, apo sido që të quhet, i kontakton nga grupet e kafshëve ku bëhen publike raste për adoptime apo kujdes ndaj kafshëve dhe më pas hyn në muhabet me to duke i ngacmuar dhe dërguar foto intime.
Vajzat kanë bërë edhe denoncim në polici pasi raste të tilla nuk duhet të përsëriten, përkundrazi Florenti dhe të tjerët si puna e tij duhet të marrin ndëshkimin e merituar për veprimet e tyre.
Redaksia jonë do të vazhdojë të publikojë çdokënd që kryen të tilla veprime të turpshme.
Denoncimi i qytetares:
Si je te shkruaj per rastin e ati me nr frances qe kerkon mace per adoptim dhe con video nudo e ka kpur policia kush ka info video denoncime te vi ta bej. Un jam ne rast tjeter qe ka ngacmuar. Ka nderruar numer ka heq francezin. Nese te tjer kane info te vijne te denoncojn dhe si ftyr ai esht
Ai me kontaktoi nga nje kerkes qe kisha bere per te cuar nje mace ne Fier. U ofrua ta conte ky kur i thash do e coj vet se do marr nje qen ne Vlore ta le ne Fier dhe te kthehem ne Tirane tha S ka gje e bej un kte per ty
Aty nuk me kuadruan gjerat se kush esht qe verdalliset Per t cu macet sa ktej qndej esht e rrall dhe insistonte te me conte ky
Pastaj mu kujtua vajza e mbikalimit kasharit qe ka ber postin te ju dhe ato dit kam qen ne kontakt me ate gocen dhe me pati treguad per rastin. Te lutem bej postin qe kush ka tjeter video dhe esht ndjer e ngacmuar nga ky
Te vi te deshmoj Se bera gjith kte per t ja nxjerr n takim policis Florent/ Farjber hoxha
