SI SOT/ Ministria e Shëndetësisë dhe ilaçi “miliarda” për oligarkët! Ça bën SPAK?!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.09.2025, 10:48

Pavarësisht denoncimeve për tenderët e dyshimtë dhe lidhjet me kompanitë oligarkë, Ministria e Shëndetësisë vazhdon të jetë një nga fushat më të "kripura" të tenderave të shtetit shqiptar. Në një analizë të thelluar të vitit 2020, u zbuluan shifra të jashtëzakonshme, ku kompanitë të lidhura ngushtë me grupe politike dhe oligarkë, përfitonin miliona lekë nga buxheti publik përmes tenderëve që shpesh ishin të papërshtatshëm dhe të dyshimtë. 5 vjet më pas, shumë nga këto kompani janë ende të dominueshme në këtë sektor.

Në 2020, këto ishin disa nga kompanitë më të përfituara nga tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë:

Devis SHPK – 11 miliardë lekë

Biometric Albania SHPK – 10 miliardë lekë

OES DISTRIMED SHPK – 8 miliardë lekë

Megapharma SHPK – 8 miliardë lekë

Pegasus SHPK – 7 miliardë lekë

Shpresa SHPK – 6 miliardë lekë

Sori-Al SHPK – 6 miliardë lekë

Montal SHPK – 5 miliardë lekë

Montal SHPK bashkuar me Biometric Albania SHPK – 5 miliardë lekë

Euromed SHPK – 5 miliardë lekë

Shifrat janë të frikshme për të kuptuar se sa shumë para janë përfituar nga një grusht i ngushtë oligarkësh, kjo listë e tregon qartë se kush kontrollon shëndetësinë shqiptare. Por, dëshpërimi që vjen nga qytetarët është se, 5 vjet pas, këto kompani janë ende të përfshira në procese tenderimi pa konkurrencë reale, dhe përfitimet e tyre nuk kanë ndalur.

Ky është një cikël i përsëritur abuzimesh dhe përfitimesh për disa të privilegjuar, që vazhdojnë të pasurohen, ndërsa shëndetësia shqiptare mbetet nën shenjën e korrupsionit dhe mangësive. Kompanitë që kontrollonin tenderët në atë periudhë, dhe ata që përfituan miliona nga buxheti i shtetit, vazhdojnë të mbeten të paprekur, ndërkohë që kushte më të mira shëndetësore për qytetarët mbeten një premtim i pabërë.

Ça bën SPAK?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit