Fëmijët e tyre dolën në mes të rrugës, shqiptari dhe gruaja e tij lihen në burg

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.09.2025, 15:16

Gjykata e Apelit në Selanik ka shpallur fajtor një çift për neglizhencë ndaj fëmijëve të tyre të mitur, të cilët u gjetën duke ecur vetëm në rrugë, përmes makinave, në zonën Charilaou mëngjesin e së enjtes së kaluar.

Çifti, një 49-vjeçar me origjinë shqiptare dhe partnerja e tij 22-vjeçare me origjinë bullgare, janë dënuar me 18 muaj burg për "ekspozimin e të miturve në rrezik". Dënimi është konvertuar në 10 euro për ditë burg, sipas vendimit të gjykatës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:50, kur një shofer kamioni vuri re dy fëmijë të vegjël, një vjeç dhe dy vjeç, duke ecur të vetëm në rrugë. Njëri prej tyre madje zvarritej në asfalt, teksa makinat kalonin shumë pranë. Shoferi ndaloi menjëherë, i mori fëmijët në krahë dhe lajmëroi policinë.

Dola nga kamioni, i mora fëmijët dhe i çova pranë një fushe. Derisa mbërriti policia, i mbajta nën mbikëqyrje. Ishte shumë e rrezikshme,” – deklaroi ai para gjykatës.

Në sallën e gjyqit, shqiptari dhe bashkëshortja e tij u mbrojtën duke pretenduar se nuk kishin dijeni se fëmijët kishin dalë nga banesa. Ata thanë se në atë moment po flinin dhe se dyert kishin qenë të mbyllura.

22-vjeçarja deklaroi se jetojnë në një godinë të braktisur në katin përdhes së bashku me persona të tjerë, ndërsa mbështetet tek dy motrat e saj, 12 dhe 17 vjeç, për kujdesin ndaj fëmijëve. Ajo tha se ishte zgjuar nga zërat e fëmijës më të vogël dhe kishte nisur kërkimet.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur një hetim social, për të verifikuar kushtet e jetesës së familjes dhe për të vlerësuar nëse fëmijët ndodhen në rrezik të vazhdueshëm. Rasti ka shkaktuar indinjatë publike, pasi pamjet e dy foshnjave në rrugë pa asnjë mbikëqyrje janë bërë virale në mediat sociale dhe greke, duke rikthyer në vëmendje çështjen e neglizhencës prindërore dhe mbrojtjes së të miturve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit