Policia greke në Selanik ka arrestuar një çift prindërish pasi dy fëmijët e tyre të mitur, të moshës 1 dhe 2 vjeç, u gjetën duke ecur vetëm në rrugë nga një shofer në zonën Charilaou.
Sipas policisë greke, burri është me kombësi shqiptare dhe gruaja bullgare.
Ngjarja ndodhi kur fëmijët, të cilët dyshohet se kishin shpëtuar pa u vënë re nga shtëpia, u larguan pa mbikëqyrje dhe dolën në rrugë, duke u ekspozuar ndaj rrezikut.
Shoferi që i pa fëmijët në rrugë njoftoi menjëherë autoritetet, të cilat ndërhynë dhe i morën në mbrojtje. Pas identifikimit të prindërve, ata u arrestuan me akuzën e neglizhencës në përkujdesjen prindërore.
Fatmirësisht, fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.