Edhe IKMT, në përgjigjen zyrtare, pretendon se subjekti depoziton mbetjet në puset dhe ka kontrata me firma private pretendime që qytetari i ka quajtur të pavërteta, manipulime të qëllimshme për të mbuluar ndotjen. Policia e Lushnjës reagoi duke referuar materialet në Prokurorinë e Fierit dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.T., 60 vjeç, banor i fshatit Toshkëz.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 60 vjeç, banues në fshatin Toshkëz, pasi ka ndotur mjedisin gjatë përpunimit të qumështit në baxhon e tij në fshatin Toshkëz, si dhe ka hedhur mbetje të lëngshme në një kanal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme", njofton policia Lushnje.
Sipas njoftimit, ai akuzohet për ndotje të mjedisit gjatë përpunimit të qumështit dhe për hedhje të mbetjeve të lëngshme në një kanal pranë zonës së banuar.