Në fshatin Toshkëz, Njësia Administrative Allkaj, Bashkia Lushnjë, një subjekt privat vazhdon të derdhë mbetjet e baxhos direkt në lumin Seman, duke shkaktuar ndotje të rëndë mjedisore. Këtë e bën të ditur një banor i zonës i cili për JOQ Albania. Sipas denoncuesit ndonëse provat filmike tregojnë veprimin e kundërligjshëm, Bashkia me kryetare Eriselda Sefa del në mbrojtje të subjektit dhe nuk ka ndërmarrë asnjë masë ndaj tij. Denoncuesi raporton se policia gjithashtu nuk ka reaguar, pavarësisht denoncimeve të shumta.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka dhënë një përgjigje zyrtare ku pretendon se subjekti depoziton mbetjet në puset dhe se ka kontratë me subjektet private për menaxhimin e mbetjeve. Sipas denoncuesit, këto pretendime të IKMT me kryeinspektorë Dallëndyshe Bici, janë të pavërteta dhe përfaqësojnë një manipulim të situatës ku ndotet lumi Seman, duke fshehur shkeljet reale dhe duke penguar ndëshkimin e fajtorëve.
“Përshëndetje, dua të bëj një denoncim ku një makinë derdh mbetjet e baxhos në lumin Seman. Subjekti është me shkelje dhe bashkia e lejon. E kam me video makinën. Po ashtu kam edhe ankesën që kam bërë pranë IKMT, që thotë se subjekti i depoziton mbetjet në puset, po ashtu edhe ka lidhur kontratë me subjektet private për marrjen e mbetjeve, ku çdo gjë është gënjeshtër. Edhe policia nuk ka vepruar për këtë rast sepse e kam denoncuar. Edhe Bashkia Lushnje gënjen për këtë gjë, vetëm e mbron subjektin. E vetmja mënyrë është ju që t’ja përplasni të gjitha në sy administratës lokale, po ashtu edhe asaj vendore për gënjeshtrat edhe manipulimet. Më thoni që t’ju nis provat si video. Video e makinës që derdh mbetjet e baxhos në Bashkinë Lushnje, Njësia Administrative Allkaj, Fshati Toshkëz, mbetjet shkarkohen në lumin Seman. Provat e videos edhe ora e saktë bashkë me datën. Shkarkimin e lëndës djegëse (hiri) plus shkarkimin e hirrës në kanalin përballë shtëpisë. Tymi i oxhakut. Hirra edhe hiri i lëndës djegëse. Përgjigja e IKMT-së haptazi shkel ligjin”, shkruan qytetari.
