“Çokollata Kinder që bleva te Big-u ishte e prishur”, qytetarja: Kini kujdes!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.09.2025, 09:13

Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues pasi një cokollatë Kinder Bueno që bleu një prej pikave të rrjetit të supermarketeve BIG MARKET, rezultoi e mykur dhe me erë të rëndë pas hapjes.

Denoncimi vjen nga një qytetare e Tiranës, e cila tregon se kjo nuk është hera e parë që përballet me produkte të prishura në të njëjtin rrjet marketesh. Sipas saj, çokollata ishte e papërshtatshme për konsum duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore.

Ajo kërkon nga institucionet përkatëse të ndërhyjnë me kontrolle të rrepta, për të garantuar që produktet ushqimore të jenë brenda afatit dhe të ruhen në kushte të sigurta.

Qytetarja apelon për kujdes të shtuar nga konsumatorët, veçanërisht kur blejnë produkte të ambalazhuara, si cokollata apo ushqime të tjera të përpunuara.

Pak kohë më parë një qytetar përfundoi në spital dhe me serum pasi konsumoi një çokollatë Kinder që rezultoi e skaduar.

Denoncimi i qytetares:

Përshëndetje JOQ, Dua të ndaj një problem që më ndodhi së fundmi, në mënyrë që konsumatorët të jenë më të kujdesshëm dhe institucionet përgjegjëse të marrin masa.

Sot bleva një cokollatë Kinder Bueno në një prej pikave të BIG MARKET, konkretisht në lagjen time. Pasi e hapa, u shokova kur pashë që cokollata ishte e mykur dhe me erë të keqe, gjë që tregon qartazi se ishte e prishur dhe e pasigurt për konsumim. Nuk ka asnjë justifikim që produkte të tilla të jenë në shitje, sidomos kur bëhet fjalë për ushqime që konsumohen nga fëmijë e të rritur.

Kërkoj nga autoritetet përkatëse të bëjnë kontrolle në këto markete dhe të sigurohen që produktet që shiten janë brenda afatit dhe ruhen në mënyrë të sigurt. Kujdes kur blini produkte ushqimore, sidomos cokollata apo ushqime të ambalazhuara! Faleminderit dhe shpresoj të ndërmerren masa! kam hapur amballazhin dhe vinte era plus nuk eshte hera e par qe ndodh

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit