Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një rast shqetësues lidhur me sigurinë ushqimore në vend.
Ai ka treguar se ditën e sotme ka konsumuar dy çokollata të markës "Kinder" por menjëherë ka përfunduar në spital me serum.
I shqetësuar për këtë situatë, sapo është kthyer në shtëpi, ai ka kontrolluar paketimin e çokollatave dhe është shtangur nga ajo që ka parë. Në paketim ai ka zbuluar se çokollatat kishin skaduar që më datë 29 korrik të këtij viti, por askujt s'i kishte rënë ndërmend për t'i hequr nga raftet e dyqanit.
Qytetarja i bën thirrje institucioneve përgjegjëse, veçanërisht Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), që të marrin masa për të kontrolluar supermarketet dhe dyqanet që shesin ushqime të skaduara duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.
Ndërkohë duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që konsumatorët përballen me "incidente" të tilla nga papërgjegjshmëria jo vetëm e stafit të dyqanit, por gjithë zinxhirit që merret me prodhimin, shpërndarjen dhe kontrollin cilësor të produkteve ushqimore.
Denoncimi i qytetarit:
"Joq pershendetje doja tu ankoja per dicka shkova sot ne dyqan dhe bleva nje cokollate kinder dhe kishte skaduar qe gati nje muaj. Perfundova ne spital me serum pasi hengra dy cope"