Pas Land Rover-it në Tiranë, vidhet edhe një Audi Q5 në Kavajë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.09.2025, 19:18

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Luz i Madh, Kavajë.

Sipas denoncueses, dy persona i kanë vjedhur babait të tij automjetin tip Audi Q5, me targë AB 597 HK. Ajo thekson se nga pamjet e kamerave të sigurisë të komshinjve duket momenti i vjedhjes, por autorët nuk identifikohen qartë.

Familja ka bërë denoncimin në polici, por deri tani nuk ka asnjë informacion mbi makinën e vjedhur.

JOQ Albania thirrje qytetarëve që nëse shohin mjetin, të kontaktojnë menjëherë policinë ose të dërgojnë informacion në redaksinë tonë.

Ky është rasti i dytë i vjedhjes së automjeteve që denoncojmë në 24 orët e fundit, pasi një ditë më parë raportuam rastin e emigrantes shqiptare nga Gjermania që iu vodh Land Rover-i në mes të Tiranës, ndërkohë që kishte ardhur në atdhe për të kaluar pushimet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit